Tjetër sekuestro 6 milion euro për Taçin, ia ka borxh kompanisë Fit Mek Oil
Veç bllokimit të pasurive të patundshme, aksioneve dhe llogarive bankare në një masë prej 75 milionë eurosh, që kompanitë e biznesmenit Rezart Taçi i detyrohen Bankës Ndërkombëtare të Azerbajxhanit, ky biznesmen është vënë në shënjestër të drejtësisë edhe për një borxh tjetër, këtë herë ndaj një kompanie shqiptare, në masën 6 milionë euro.
Gjyqtari Arben Mullaj ka vendosur si sigurim padie bllokim dhe vënie nën sekuestër të pasurive të paluajtshme dhe të gjitha llogarive bankare në euro, lekë e dollarë të kompanisë ARMO, ku Taçi zotëron 85% të aksioneve, deri në masën e 836 milionë lekëve të reja. Kjo shumë bëhet e njohur pas publikimit të një detyrimi tjetër prej 40 milionë eurosh, që Taçi i ka Albpetrolit prej vitesh.
Kompania Fit Mek Oil ka kërkuar zhdëmtim pasi ka patur marrëdhënie bashkëpunimi në tregtimin e karburanteve më ARMO-n, e cila i ka kërkuar parapagimin për mallin që do të blinte./Shqiptarja.com
