Nuk do te nderpriten punimet ne veri
Nuk do te kete nderprerjeje te punimeve ne ndertimin e shtepive te shqiptareve ne lagjen "Kroi i Vitakut", pavaresisht kercenimeve te banoreve serbe, zotohen zyrtaret qeveritare. Por, opozita i cileson joserioze angazhimet e qeverise. Per shkak te tragjedise qe ka ndodhur ne fshatin Suhadoll, ku kane humbur jeten tre femije si pasoje e nje aksidenti, kete jave, me urdher te kryetarit te Komunes se Mitrovices, jane pezulluar punet per rindertimin e shtepive ne lagjen "Kroi i Vitakut", ne veri te qytetit. Kjo eshte bere e ditur permes nje komunikate zyrtare nga komuna e Mitrovices. Por, serbet e veriut te Mitrovices po vazhdojne panderprere edhe sot, punimet ne ndertimin e banesave te tyre ne kete lagje. Ata kane paralajmeruar se serish do te protestojne dhe se nuk do te lejojne ndertimin dhe rindertimin e shtepive te shqiptareve ne ato pjese, ku sipas tyre, nuk eshte e lejuar. Serbet, madje, thone se ato toka nuk jane te evidentuara. Per kete, perfaqesuesit e qeverise se Kosoves zotohen se nuk do te lejojne te kete kurrfare pengese, ne ndertimin e shtepive ne lagjen "Kroi i Vitakut". Memli Krasniqi, zedhenes i qeverise, shpreh bindjen se ndertimi i shtepive ne kete lagje, nuk do te ndalet deri ne perfundimin e tyre. "Qeveria e Kosoves ka ndermarre te gjithe hapat e nevojshem qe nga fillimi dhe ajo qe dikur eshte dukur e paimagjinueshme, tashti eshte realizuar. Aty jane rindertuar shumica e shtepive. Ashtu sic jane rindertuar keto shtepi, do te rindertohen dhe shtepite tjera te banoreve te "Kroit te Vitakut", pa marre parasysh perkatesine e tyre etnike"- u shpreh Krasniqi. Ai beson se eshte e qarte per te gjithe, se ekstremistet apo grupet radikale qe mund te tentojne te bllokojne punen, kane qene te pasuksesshem dhe do te jene te pasuksesshem dhe ne te ardhmen. Por, partite opozitare kane kritikuar kreret e larte te vendit per vonesat e tyre ne shtrirjen e autoritetit ne veri te Kosoves. Kryetari i Aleances per Ardhmerine e Kosoves, Ramush Haradinaj, e quan te gabuar planin e qeverise se Kosoves per ndertimin e shtepive ne lagjen "Kroi i Vitakut". "Sipas bindjes sime, fillimi eshte gabim. Po e them me sinqeritetin me te madh, ndertimi i shtepive eshte i nevojshem, por atje ka nevoje per ndertim te rendit. Kur ndertohet rendi, pastaj shtepite nuk jane me teme", u shpreh Haradinaj. Ne nje konference per media, kreu i AAK tha gjithashtu se, qeveria e Kosoves nuk ka ndonje projekt serioz lidhur me kthimin e shqiptareve atje. Ai, angazhimin e qeverise per kete pjese te Kosoves e cileson si folklorizem. "Eshte nje folklor i filluar prej qeverise "Thaci", i pjesshem, i cili nuk eshte nje projekt serioz per shtrirjen e rendit dhe ligjit ne veri. Nese nuk ka rend dhe ligj ne veri dhe nuk funksionojne doganat e vendit, atehere cka do te thote nje mund i madh ne kete drejtim", tha Haradinaj.
Daniel Jarkue, homazhe mbi 50 mije tifoze
Autopsia e kryer ne trupin e Daniel Jarkues, kapitenit te Espanjolit qe u nda nga jeta dy dite me pare pas nje ataku kardiak, tregoi se lojtari nuk kishe perdorur ndonje substance te ndaluar, apo ishte perdorues droge. Gjate 40 diteve te ardhshme do te mberrijne rezultatet e plota dhe pritet te jepet nje pergjigje me e sakte, se cilat ishin shkaqet qe shkaktuan atakun kardiak dhe sollen me tej vdekjen e futbollistit. Mbi 50,000 tifoze jane rikthyer ne stadium te dielen, me fanella dhe me shalle te ekipeve te tyre. Fanella e Dani Jarkues, me numrin 21 mbuloi gjithe stadiumin. "Dani, do te jesh gjithmone prane nesh", ishte nje nga mesazhet qe tifozet i adresonin lojtarit, karriera e te cilit u nderpre ne mes. Jarque vdiq ne nje hotel ne Itali, ku ndodhej Espanjoli, qe po zhvillonte fazen pergatitore dhe kishte planifikuar nje ndeshje miqesore. Mbrojtesi, i cili ishte emeruar kapiten gjate muajit te kaluar, eshte lojtari i dyte spanjoll qe vdes ne rrethana te tilla tragjike. Antonio Puerta i Seviljes ra ne fushe gjate ndeshjes kunder Getafes, vetem dy vite me pare. Midis njerezve te pranishem per t'i dhene lamtumire mbrojtesit te Espanjolit ishte edhe trajneri i Barcas, Pep Guardiola qe e pershkroi humbjen e lojtarit si nje " tragjedi te vertete."