E Shtunë, 31 Tetor 2026

Febregas, Barelona nuk shpenzon shume para

Drejtori teknik i Barcelones, Txiki Begiristain refuzoi mundesine e ndonje blerjeje te Ces Fabregas, ne ditet e ardhshme te merkatos. Spanjolli ka shprehur shpesh deshiren qe te kaloje ne radhet e Barcelones, por cmimi i larte qe kerkojne topcinjte per lojtarin ne fjale, thuajse kane lene pezull interesimin e katalanasve, qe ne vend te tij jane duke shqyrtuar alternativa te tjera. "Blerja e lojtareve te tjere varet nga fakti se sa shume ne do te deshirojme qe te shpenzojme gjate merkatos. Nese ne shpenzojme shume para, edhe mundet. Ne nuk e dime sa duhet te shpenzojme. Nuk e kemi pyetur Arsenalin. Besojme se vlera e tij eshte e larte dhe prandaj nuk po perpiqemi fare",- shprehet Begiristain. Ai paralajmeroi gjithsesi, se opsionet mbeten te hapura per lojtare te tjere. Barcelona ka shprehur interesin e saj, per te pasuruar ekipin me nje lojtar tjeter cilesor dhe per kete arsye eshte piketuar Dimitro Cigrinski i Shakhtar Donetsk, i cili do te zevendesoje Javier Maskeranon e Liverpulit, mjaft i kerkuar ne merkaton e veres tek katalanasit. "Nuk duam te permendim emra, por gjithashtu nuk deshirojme qe te humbim mundesite tona qe kemi", - theksoi drejtori sportiv i Barcelones.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›