“Nuk do të votojmë, nëse nuk na ndihmoni”

11/06/2005 Banorët e Çorovodës kërcënojnë pas indiferencës ndaj përmbytjeve
ÇOROVODE – “Nëse qeveria nuk do të ndërhyjë urgjentisht për të evituar epideminë në Çorovodë, si pasojë e shirave të rëna disa ditë më parë, banorët kërcënojnë se nuk do të shkojnë në votime”.
Ky është ultimatumi i banorëve të kësaj zone elektorale, përfaqësuar nga një grup qytetarësh, që njoftojnë qeverinë me anë të një shkrese zyrtare, ku si negociatorë është zgjedhur kryetari i bashkisë. Po dje, vetë kryebashkiaku i qytetit të Çorovodës, Avdyl Arra, dha alarmin, nëpërmjet një letre dërguar qeverisë dhe ministrive përkatëse për problemet e krijuara nga rënia e shirave të një jave më parë.
Sipas përllogaritjeve, dëmi i shkatuar është 500 milionë lekë dhe askush nuk është interesuar nga pushteti qendror dhe vendor për të ndimuar qoftë edhe kjo në ndihmë morale. “Kemi bërë një listë të gjatë për dëmet e krijuara, por që më akute janë vetëm dy apo tre objekte, të cilat kanë nevojë të riparohen dhe të vihen në funksion, pasi rrezikojnë jo vetëm të dalin jashtë përdorimit, por edhe kanë krijuar një gjendje kaotike te banorët”, thotë kreu i Bashkisë, Arra.
Shqetësim kryesor, ujërat e zeza
Banorët duket se janë të shqetësuar më tepër për ujërat e zeza sesa për dëme të tjera. Kanali është shkatërruar më shumë se gjysma dhe që do një fond të konsiderueshëm për t’u riparuar. Në disa lagje duhet të ngrihet nga e para, pasi e ka marrë me vete shirat e rrëmbyshem kur lumi doli nga shtrati i tij dhe përmbyti të gjithë qytetin në pjesën e poshtme në lagjen “H.Seiti”. Po në këtë lagje u përmbytën dy shtëpi, pallati kulturës ”Riza Cerova“ dhe disa dyqane. Gjithashtu u këput edhe tubacioni i ujit të pijshëm, duke lënë banoërt e qytetit tri ditë pa ujë.
“Për të gjitha këto dëme ngritëm një grup ekspertësh me specialistë, sipas edhe porosisë që na erdhi nga lart. Madje nisëm menjëherë projekt-preventivat për të gjitha dëmet të detajuar, por deri tani askush nuk është interesuar për të na ndihmuar qoftë edhe me pak para për ujërat e zeza, të cilat ende vazhdojnë të derdhen në mes të lagjes, të pambuluara. Nga këto ujëra i gjithë qyteti rrezikohet të kapet nga ndonjë epidemi“, thotë kryebashkiaku Arra.
Ndonëse kanë kaluar disa ditë nga shirat e rrëmbyeshëm, shkatërrimet në qytet janë evidente. Deri tani bashkia ka mundur t’i shohë ato dhe asgjë më shumë nuk ka mundur të bëj, për arsye se, sipas bashkiakut Arra, mungojnë fondet. Sipas tij, e vetmja gjë është riparuar disi tubacioni i ujit të pijshëm dhe që qyteti tani merr vetëm 2-4 orë uji në 24 orë. Kurse banorët e lagjes “H. Seiti” u duhet të ecin 2 km rrugë për të shkuar në shtëpi, pasi ende ura pasarelë nuk është ndërtuar.
Dëmet e shkaktuar
Kreu i Bashkisë, Avdyl Arra, tregon për gazetën edhe dëmet që janë shkaktuar. Sipas tij, është dëmtuar një tubacion. Kurse kanali i ujërave të zeza është dëmtuar 880 metra linear, kanali i ujërave të bardha 100 metra linear, si dhe tubacioni i ujit të pijshëm në dalje të vendburimit. Më pas radhitet, shkatërrimi i komplet urës pasarel, muri mbajtës 400 metra linear që mbron tubacionin e ujit të pijshëm, si dhe tubacionin e ujit të pijshëm që të dy lagjeve. Janë prishur tubacionet e filtrave të tensionit të lartë që lidhen me nënstacionin elektrik, janë dëmtuar dy shtëpi banimi dhe është shëmbur komplet një dyqan. Arra tregon se është përmbytur komplet shtëpia e kulturës “R.Cerova”, kurse është dëmtuar rëndë pjesa e dheut afër urës 300-vjeçare të Kasabashit, e cila rrezikon të shëmbet.
Më pas, Arra tregon se deri tani është bërë e mundur furnizimi me ujë për tre lagje, ndërsa të tjerat marrin vetëm 2-4 orë uji të pijshëm në 24 orë.
“Kemi filluar pastrimin e qendrës të qytetit nga gurët dhe dherat që solli lumi ditën e përmbytjes, ende vazhdojmë të pastrojmë qendrën kulturore, kurse kemi për të pastruar edhe lulishten e qytetit”, tregon numri një bashkisë.
Sipas tij, ende nuk është mundësuar ndërrimi i tubacionit për mungesë fondesh.
Flet kryebashkiaku Avdyl Arra
“Epidemia po na kërcënon, nuk e kuptoj ç’pret qeveria”
Për kanalin dhe tubacionet e ujërave të zeza, ç’do të bëhet?
Nuk e kuptoj se ç’pret qeveria pas alarmit tonë. Unë po e them edhe një herë se qyteti rrezikohet seriozisht nga epidemia. Të hysh në dy lagjet, ku banojnë mbi 4000 banorë, vjen vetëm era e ujërave të zeza, pasi ato vazhdojnë të derdhen në sipërfaqe. Lumi dëmtoi rëndë kanalin dhe tubacionin prej 880 metra linear dhe ende nuk kemi rregulluar dot një fond për këto kanale.
Si do të veproni për të riparuar dëmet e shkaktuara?
Eshtë ngritur një grup qytetarësh, të cilët do presin edhe një javë kërkesat e tyre. Dhe nëse qeveria nuk do të ndihmojë në rimëkëmbjen e objekteve të dëmtuar nuk do të pranojmë në qytet cilindo politikanë i cilësdo parti qoftë. Nuk do të marrim pjesë në votime po nuk u investuan në riparimin e objekteve të dëmtuara. Këtu nuk është fjala për të ndihmuar apo sharë një apo tjetrën parti, por ne kërkojmë ndihmë, pasi qyteti jonë rrezikon epideminë. Një grup qytetarësh, të cilët nuk përfaqësojnë asnjë subjekt politik të veçantë, por më kërkojnë të negociojë me të gjitha partitë dhe qeverinë për ndihmën emergjente. Ndaj po e them edhe një herë se, nëse nuk investohet në tre objektet, të shmanget epidemia.