Rrihen me grushta në lokal
11/06/2005 SHKODER - Burimet zyrtare nga policia bëjnë të ditur se gjatë ditës së djeshme, rreth orës 18.30, në qytetin e Pukës ka ndodhur një grindje e çastit, në një lokal të këtij qyteti ndërmjet shtetasit 30 vjeçar Artur Muhamet Beqiri, lindur dhe banues në lagjen “Perash” të qytetit të Shkodrës dhe shtetasit 36-vjeçar Xhemal Deli Xani, lindur dhe banues në qytetin e Pukës. Në grindje e sipër, shtetasi nga Shkodra, Beqiri, ka filluar ta godasë me grushte shtetasin nga Puka, Xani dhe për pasojë i ka shkaktuar atij plagosje të lehtë. Pas mbërritjes në vendngjarje nga ana e policisë, është bërë shoqërimi i shtetasit Beqiri, ndërkohë që materialet i kanë kaluar Prokurorisë së rrethit Pukë për veprën penale të plagosjes së lehtë, parashikuar nga neni 89 i Kodit Penal.