“Posta e Velipojës,ndryshimet sipas ligjit”
11/06/2005 Policia reagon pas akuzave të PD
SHKODER - Ndryshimet dhe plotësimet organike në Rajonin e Policisë Velipojë dhe Postën e Policisë Bushat janë bërë me motivacion “për plotësimin e nevojave organike” në bazë të të gjitha akteve ligjore dhe nënligjore që rregullojnë veprimtarinë për emërimin dhe transferimin e punonjësve të policisë.
Është ky reagimi i policisë së Shkodrës, një ditë pas akuzave të bëra nga kryedemokrati në Shkodër.
Sipas Astrit Bushatit, i cili ka akuzuar në shtyp se, “nga Ministria Rendit Publik këto ditë ka filluar një fushatë zëvendësimesh në strukturat e policisë për t’i vënë ato në shërbim të kandidatit të PS, dhe konkretisht janë zëvendësuar punonjësit e postës së policisë në komunën Velipojë me persona të kërkuar nga kandidati i PS i zonës. Pikërisht këto ditë është shtuar personeli i forcave të policisë në këto zona, duke shtuar presionin psikologjik ndaj qytetarëve me anë të dislokimit të furgonëve të policisë në këtë zonë”, bëri të ditur Bushati, dy ditë më parë.
Lidhur me këtë deklaratë, drejtoria e policisë njofton opinionin, duke kundërshtuar ato të Bushatit, si dhe duke u justifikuar me veprime të marra në kuadër të nisjes së sezonit të plazhit në këtë zonë.