E Hënë, 2 Nëntor 2026

Policia korr kanabis sativa

11/06/2005  Shkodër- Pas gjetjes së disa ditëve më parë të dy parcelave me bimë narkotike kanabis sativa, përsëri dje, efektivat e Drejtorisë së Policisë së Qarkut Shkodër kanë gjetur dhe asgjësuar 4100 rrënjë bimë narkotike në një zonë tepër të thellë malore në komunën Temal, të rrethit Shkodër. Burimet shprehen se brenda 20 ditëve efektivat e policisë së kësaj Drejtorie kanë asgjësuar 8800 rrënjë bimë narkotike kanabis sativa. Dje nga Seksioni i Luftës Kundër Drogës i Drejtorisë së Policisë së Qarkut Shkodër në bashkëpunim dhe me forcat e komisariatit të policisë Shkodër, është zhvilluar një operacion në fshatin Qerret të komunës Temal, të rrethit Shkodër, ku janë sekuestruar dhe më pas asgjësuar 4100 bimë narkotike.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›