E Hënë, 2 Nëntor 2026

“Në ditën e zisë për tragjedinë e 9 janarit 2004,Kryeministri Fatos Nano nuk i prishi pushimet”

11/06/2005  LSI prezanton kandidatët në Shkodër, Ilir Meta akuzon

SHKODER – Nga qyteti i Shkodrës, Ilir Meta, kreu i LSI, i ka kujtuar Nanos, tragjedinë e 9 janarit, kur megjithëse ditë zie, për bijtë e Shkodrës, të mbytur në det, ai nuk i prishi pushimet.

Mbrëmjen e djeshme, në pallatin e sportit të qytetit të Shkodrës, LSI zhvilloi mitingun elektoral të saj, në të cilin kryetari Ilir Meta, prezantoi edhe kandidatët e kësaj partie për zgjedhjet e 3 korrikut.

Në fjalën e tij, Ilir Meta e etiketoi Shkodrën si “kryeqytetin e papunësisë”, ndërsa shprehu besimin në fitoren e kandidatëve të kësaj force politike në Shkodër.

Pas renditjes së rezultateve, ndihmës e punës së tij për Shkodrën në kohën që ishte Kryeministër, Meta nuk la pa sulmuar kreun e PS, Kryeministrin Fatos Nano. Për këtë, kreu i LSI, ju rikthye tragjedisë së 9 janarit të vitit që shkoi, ku viktimat më të shumtë në numër ishin nga Shkodra.

“Pas mbytjes, më 9 janar të vitit të kaluar, të të rinjve shqiptarë, ku shumica ishin nga Shkodra, Kryeministri nuk i prishi pushimet e tij në ditën e zisë, por as ministrat nuk u dukën në qytetin tuaj për ngushëllime”, u shpreh Meta.

Në përfundim të fjalës së tij, Meta shprehu besimin se, “Shkodra nuk do të votojë për Fatos Nanon dhe as për Sali Berishën, por një alternativë që sjell zhvillim dhe integrim, siç është LSI”.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›