“Më 4 korrik do të kemi një opozitë të majtë inekzistente”

11/06/2005 Jozefina Topalli, besim te përsëritja e fitores së vitit 1992
SHKODER - “Do të fitojmë nëntë me zero dhe në shkallë republike do të ndodhi ajo që ndodhi në ‘92, pra do të jetë një superfitore që të do të sjellë një ‘problem’, se do kemi një opozitë shumë të vogël, gati inekzistente”, tha Jozefina Topalli, mbrëmjen e djeshme, në një takim me elektoratin shkodran të zonës së saj.
Në këtë takim, kandidatja për deputete e zonës nr.7, shoqërohej nga drejtues të partive aleate, të cilët folën me superlativa për kandidaturën e demokrates Topalli.
Në këtë takim, numri 2 i PD-së nuk u përqëndrua thjesht në një fushatë për kandidaturën e saj në zonën ku konkurron, por edhe në besimin e madh që po tregojnë të gjithë shtetasit shqiptar në fitoren e grupimit të djathtë, ndër të cilët nënvizoi rrethin e Beratit, që kishte qenë një bastion i PS-së.
Më pas, ajo u ndal te plagët e rënda ekonomike që kanë përfshirë vendin, ku përmendi papunësinë, e cila llogaritej në nivele shumë të larta.
Sipas Topallit, numri i të papunëve kishte kapur shifrat 136 mijë të tillë, si dhe largimin e popullsisë, për shkak të kushteve të vështira të jetesës, largim ky që në 10 vitet e fundit përfshin 1/3 e popullsisë.
“Kjo shifër është e barabartë, shprehet ajo, me një spastrim etnik”.
Edhe për fushën arsimit, Topalli u shpreh me nota negative, duke theksuar se kjo fushë mjaft e rëndësishme po kalon gjithnjë e më tepër një rënie vertikale, në një kohë të tillë moderne, kur bota ecën me ritme të shpejta, e kjo për ne, tha Topalli, do të thotë të jesh i përjashtuar. Për Shkodrën, tha ajo, infrastruktura e saj është lënë prapa me dashje, duke bërë që të ketë mungesë komunikimi që do të thotë ta harrohet Evropa. Topalli theksoi se në këtë kohë banorët e Shkodrës duhet të jetojnë ashtu siç jetojnë te Blloku në Tiranë e të ketë drita 24 orë, pasi ky rreth prodhon 90 për qind të energjisë. Por gjithë kjo prapambetje që po përjeton Shkodra, tha Topalli, vjen pasi Fatos Nano nuk e duron Shkodrën dhe as veriun. Shkodranit jepi siguri, jepi dritë, jepi rrugë, ai e bën biznesin vetë, ai punësohet vetë, sepse ke mundësi me politikat fiskale të taksave etj që ta bësh atë që të ndihet mirë, që të mos ndihet i braktisur, që të mund të shkollohet aty ku do, ishin disa nga premtimet që Topalli foli para elektoratit dje në Shkodër”, u shpreh Topalli.