E Diel, 1 Nëntor 2026

I humbur prej 10 ditesh, asnje shenje jete per 34-vjecarin

Nje 34-vjecar nga komuna Hotolisht ne Librazhd, rezulton i zhdukur prej 10 ditesh. Sipas familjareve, Luan Alliu eshte larguar nga shtepia mengjesin e 6 qershorit dhe vuan nga probleme mendore. Pas denoncimit te familjes, policia eshte vene ne kerkim te Luan Alliut, i cili sipas deshmive eshte pare per here te fundit ne Fushe-Buall te qytetit te Elbasanit. Por edhe kerkimet ne zonat e pyllezuara prane baneses dhe ne ato te Elbasanit ku ishte pare, nuk kane rezultuar te suksesshme. Policia tha se po vijon kerkimet dhe ka shperndare fotografi te te humburit ne te gjitha komisariatet e vendit.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›