E Diel, 1 Nëntor 2026

"Nuk e duam Dulen dhe Bollanon"

Rreth 15 anetare te Keshillit te Pergjithshem te "OMONIA"-s, me ne krye zevendeskryetarin, njekohesisht edhe ministrin e ri te Punes, Spiro Ksera, parashtruan dy dite me pare disa kerkesa per kryetarin e Partise Bashkimi per te Drejtat e Njeriut, Vangjel Dulen. Ne perfundim te mbledhjes, keta anetare te Keshillit vendosen se "OMONIA" duhet te nderprese cdo marredhenie me PBDNJ-ne, pasi kryetari i saj, Dule, kerkon qe krizen e tij personale t'ia percoje kesaj partie qe eshte ne mbrojtje te te drejtave te minoritareve. Nje tjeter vendim ka qene dhe vendimi per t'i kerkuar kryetarit te PBDNJ-se, Vangjel Dules, te dorezoje mandatin e deputetit tek "OMONIA", pasi eshte kjo organizate qe e ka marre kete mandat. Po keshtu, anetaret e Keshillit te Pergjithshem i kane kerkuar edhe kryetarit te "OMONIA"-s, Vasil Bollanos te jap doreheqjen nga drejtimi i kesaj organizate. Keshilli gjithashtu ka vendosur te therrase ne muajin dhjetor, Konferencen e Pergjithshme te "OMONIA"-s, si nje kerkese per t'i dhene fund situates se kundervenieve ne organizaten e minoritetit grek dhe per te zgjedhur drejtues te rinj.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›