Ilir Kumbaro, kerkon heqjen e mases se sigurise arrest me burg
TIRANE - Mbrojtja ligjore e te akuzuarit Ilir Kumbaro, i dyshuar si i perfshire zhdukjen e biznesmenit Remzi Hoxha, kerkon heqjen e mases se sigurise arrest me burg, te caktuar disa kohe me pare. Nepermjet avokateve, Kumbaro i eshte drejtuar Gjykates se Larte dhe ne kerkesen e dorezuar Kolegjeve te Bashkuara, kerkon caktimin e nje mase sigurie me te bute se ajo e caktuar rreth dy vite me pare nga Shkalla e Pare. Kerkesa mesohet te jete dorezuar keto dite ne sekretarine e kesaj gjykate, burimet e te ciles thane dje se ajo pritet te shqyrtohet ne daten 30 shtator nga ana e Kolegjeve te Bashkuara. Ne kerkese mbrojtesit shpjegojne se masa e sigurise arrest me burg, eshte vendosur ne daten 12 shkurt te vitit 2003. Pas ketij vendimi te marre nga ana e gjykates, Kumbaro eshte shpallur person ne kerkim nderkombetar.
Mbrojtesit i shpjegojne Gjykates se Larte, se dosja hetimore per te cilen Kumbaro eshte duke u gjykuar aktualisht ne Gjykaten e Krimeve te Renda, eshte pushuar ne vitin 2004 dhe me pushimin e dosjes, automatikisht pushohet edhe masa e sigurise. Per kete arsye, dy mbrojtesit kerkojne edhe pushimin e mases se sigurise.
Ngjarja per te cilen akuzohet Ilir Kumbaro, ka ndodhur me 21 tetor te vitit 1995. Sipas hetimeve, Kumbaro ne bashkepunim dhe me te pandehurit Arben Sefgjini, Avni Koldashi dhe Budjon Mece, dyshohet se kane marre peng biznesmenin shqiptaro-maqedonas Remzi Hoxha, i cili mendohet te kete humbur jeten gjate torturimeve dhe te jete varrosur ne Vain te Lezhes.