“Nuk e duam këtë mësues”, bojkotojnë mësimin 150 nxënës

08/04/2005 Ngjarje e pazakontë në shkollën “5 Dëshmorët” në Ksamil
SARANDË - Një ngjarje jo e zakontë ka ndodhur në shkollën e bashkuar “5 Dëshmorët” të qytezës turistike të Ksamilit. Rreth
150 nxënës të arsimit të mesëm të kësaj shkolle kanë bojkotuar mësimin ditën e djeshme. Arsyeja lidhet me sjelljen e padëshirueshme të një mësuesi ndaj nxënësve gjatë procesit mësimor, i cili vetëm një javë më parë ka zëvendësuar një mësuese, e cila, sipas nxënësve, ishte shumë e mirë.
Oborri i shkollës dje ishte i mbushur me protestuesit nxënës, të cilët bënin thirrje për largimin e mesuesit Aleksandër Cero, nga shkolla, ndërsa kërkonin rikthimin e mësueses së larguar Alida Andoni.
Protesta
Mësuesi Aleksandër Cero është emëruar në këtë shkollë vetëm një javë më parë nga zyra Arsimore në Sarandë.
Sipas komunitetit të nxënësve mësohet se Cero, gjatë kësaj periudhe, ka komunikuar shumë ashpër në orët e mësimit dhe shpeshherë ka goditur nxënësit pa asnjë motiv.
Ndërkohë që senati i shkollës e ka kërkuar herëpashere largimin e tij nga detyra, drejtoria e shkollës nuk e ka bërë një gjë të tillë, duke “u mbrojtur” se atë e ka emëruar zyra arsimore dhe nuk mund të bëjmë dot asnjë lloj veprimi për këtë çështje të ngritur nga senatorët e shkollës “5 Dëshmorët” në Ksamil.
Presidentja e senatit të shkollës, Eva Theodhori, tha, për gazetën “Metropol”, se “jemi munduar shpeshherë të sillemi mirë më mesues Aleksandrin, por ai nuk na ka kuptuar. Ne kemi dëshirë të mësojmë, por ai ka reaguar në mënyrë të çuditshme, shumë ashpër. Pas këtyre sjelljeve, ne menduam të bënim këtë protestë. Të gjithë nxënësit nuk do të shkojnë në mësim deri në plotësimin e kërkesave tona”, siguron Theodhori.
Më tej, presidentja e senatit saktëson se “kemi përgatitur një peticion, të cilin ia drejtojmë Ministrisë së Arsimit dhe zyrës arsimore Sarandë, ku e njohim me kërkesat tona. Ne kërkojmë thjesht të na kuptojnë të gjithë, se kështu nuk mund të vazhdohet të bëhet mësim”.
Vendosmëria
Ndërkaq, në radhët e nxënësve, është dëgjuar disa herë të përsëritet emri i ish-mësueses Alida Andoni, e cila ka punuar si mësuese në këtë shkollë përpara ardhjes së mësuesit të ri. Dje,
Andoni është parë të vijë në oborrin e shkollës në orët e mesditës. Ajo është pritur me përqafime nga nxënësit, të cilët bojkotuan mësimin.
Lidhur me largimin e kësaj mësuese, një nga kërkesat në peticion është dhe rikthimi në shkollë i saj, “pasi ne me atë jemi miqësuar dhe na trajton shumë mirë në shkollë dhe jashtë saj”, argumentojnë nxënësit.
Pas ngjarjes, kolektivi i mësuesve është përpjekur të qetësojë protestuesit, por pa ia arritur qëllimit.
Në shkollën “5 Dëshmorët” të Ksamilit mësojnë mëse 300 nxënës të arsimit 9-vjeçar dhe atij të mesëm. Greva e një dite më parë ka përfshirë komunitetin e nxënësve të arsimit të mesëm. Në këtë shkollë janë të pranishëm të rinj nga fshatrat e komunës Ksamil Xarrë, por në bangat e saj ulen dhe një numër i konsiderueshëm nxënësish nga qyteti i Sarandës, të cilët shkojnë në Ksamil me linjat urbane.
Pas zhvillimeve të fundit, drejtoria e shkollës ka kërkuar një takim me shoqatën e prindërve. Sipas informacioneve të para mësojmë se edhe ky takim nuk ka patuar sukses në arritjen e një konsensusi.
Disa mësues kanë deklaruar se në raste të tilla do të ishte shumë efikase puna e një psikologu në shkollë. Ende nuk dihet nëse do të kërkohet ndihma e një specialisti të tillë për qetësimin e situatës.
Reagon mësuesi Aleksandër Cero
“Rregulli dhe dispilina të rëndësishme në orën e mësimit”
I kontaktuar nga gazeta “Metropol”, mësuesi Aleksandër Cero ka deklaruar se është përpjekur të zbatojë disiplinën e mësuesit në orën e mësimit dhe nuk është dakord me ato që kërkojnë nxënësit.
“Për mua, ka bërë të ditur Cero, rregulli dhe disiplina në orën e mësimit janë parimi kryesor në punën e mësuesit. Nuk di si ta shpjegoj një gjë të tillë në këto momente”.