Mbërrijnë ndihmat për katërnjakët

08/04/2005 Kujtohet më në fund Drejtoria e Shërbimeve Sociale
BERAT - Paraditen e djeshme, një grup punonjësish nga Drejtoria e Shërbimeve Sociale të Shqipërisë, kryesuar nga drejtorja Natasha Hodo, kanë mbërritur në fshatin Rërëz të Beratit, në banesën e çiftit Çala, prindërve të katërnjakëve, të lindur tri muaj më parë. Në prani të çiftit me katër të vegjlit, ata kanë dorëzuar një sasi të konsiderushme ndihmash në ushqime dhe veshmbathje si dhe 4 shtretër të kompletuar për t’u rehatuar vogëlushët.
Sipas tyre, mësohet se ndihmat këtë radhë kanë qenë modeste ndërsa po punohet nga grupi i punës i ngritur enkas për katërnjakët që t’u krijohet një komoditet normal për kujdesin dhe rritjen e tyre në kushte optimale.
“Për katërnjakët e familjes Çala ende kemi shumë për të bërë“, kanë thënë e dërguara e zonjës Nano, Natasha Hodo.
Natasha Hado shkoi dje në fshat për të parë nga afër shëndetin e katërnjakve, të cilët ende vazhdojnë të jenë nën kujdesin e stafit mjekësor dhe të mjekut të zonës të komunës Kutalli, Lorenc Krimçe.
Gjatë vizitës në familje, Hodo iu dorëzoi prindërve të katërnjakëve, 4 krevate të kompletuar me dysheke, jorganë bebelina, batanije, çarçaf, qumësht pluhur, detergjent, panpers si dhe një sasi ushqimesh. Po dje Hodo iu ka bërë të ditur bashkëshortëve Çala se në shërbim të fëmijëve, nga shteti do të vihet në dispozicion një mami. Ekipi do të vazhdojë të kujdeset për familjen Çala derisa femijët të mbushin një vjeç.
Në të njëjtin kohë drejtoresha e DSHSSH ka biseduar me vartësin e saj, drejtorin rajonal të shërbimit social, Stavri Ceca, për përgatitjen e dosjes dhe për vendosjen e një pensioni mujor prej 6.5 mijë lekë, për familjen Çala. Po dje Hodo ka folur dhe me kryetarin e komunës, Shpëtim Vrapi, i cili ka pohuar se, veç ndihmave të tjera, familjes do t’i dorëzohet edhe një ndihmë ekonomike, prej 1 milion lekësh, për t’i pasur në dispozicion për nevojat e shërbimit e të ecurisë së shëndetit të katërnjakëve.
Çifti Çala ka falenderuar për ndimën që po i jepet nga instancat shtetërore, ndërsa pret edhe vizitën e zonjës Xhoana Nano te 4 fëmijët.