Turizmi drejt arkeologjisë
08/04/2005 Parqet kulturore.
Tetë zona arkeologjike firmosen nga Kryeministri për t’u kthyer në parqe kombëtare, ashtu sikurse Butrinti. Me propozim të Ministrisë së Kulturës, tetë parqet e reja arkeologjike janë përcaktuar në: Shkodër, Lezhë, Amantia, Orikum, Bylis, Finiq, Antigone dhe Apolloni.
Duke iu referuar modelit të Butrintit, edhe këto parqe synojnë të paraqesin pasurinë e mrekullueshme që kemi ne në trashëgiminë tonë kulturore.
Nëpërmjet këtij vendimi arrihet jo vetëm mbrojtja, ruajtja, menaxhimi dhe administrimi i vlerave arkeologjike dhe kulturore të evidentuara tashmë në këto parqe, por parë edhe në dritën e perspektivës, synohet edhe orientimi i këtyre parqeve drejt një turizmi kulturor elitar, me rëndësi kombëtare dhe ndërkombëtare, si dhe bërjen e tyre të vizitueshme për publikun. Rregullorja e miratuar me këtë rast, me ligj, ka si qëllim përcaktimin e kufijve dhe rregullave për mënyrën e administrimit të parqeve arkeologjike të Shkodrës, Lezhës, Apollonisë, Bylisit, Amantias, Orikumit, Antigonesë dhe Finiqit. Qytetet antike dhe rrethinat e tyre përbëjnë vlera të patjetërsueshme arkeologjike të vendit tonë. Lashtësia dhe jetëgjatësia e qyteteve, që fillon nga prehistoria dhe vazhdon deri në mesjetë, ofrojnë një shumllojshmëri kulturash dhe periudhash. Ndërthurja e arkeologjisë me ambientin natyror, ka krijuar vlera kulturore dhe turistike jo vetëm për vendin tonë, por edhe për trashëgiminë botërore. Menjëherë pas miratimit të këtij vendimi, MKRS-ja do të krijojë Bordin Kombëtar të Parqeve Arkeologjike, i cili do të jetë një organ vendimmarrës, që mbikëqyr veprimtarinë e ZAKPA-ve dhe harton e miraton strategjinë dhe programet e zhvillimit të Parqeve Arkeologjike.
Bordi do të drejtohet nga ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sporteve dhe përbëhet nga përfaqësues të Ministrisë së Mjedisit, Ministrisë së Pushtetit Vendor, Ministrisë së Rregullim Territorit dhe Turizmit, Ministrisë së Punëve të Jashtme, që mbulon çështjet e UNESCO-s, Drejtorisë së Trashëgimisë Kulturore, Institutit të Arkeologjisë dhe Institutit të Monumenteve të Kulturës.
Për realizimin dhe zbatimin e programeve dhe projekteve, si dhe për drejtimin e veprimtarisë administruese të parqeve arkeologjike, do të krijohen Zyrat e Administrimit dhe Koordinimit të Parqeve Arkeologjike, përkatësisht të Shkodrës, Lezhës, Apollonisë, Bylisit, Amantias, Orikumit, Antigonesë dhe Finiqit.
Dosja për Gjirokastrën
Dosja që ka dy vite e dorëzuar në zyrat e UNESCO-s, për ta përfshirë Gjirokastrën në listën e trashëgimisë botërore, mbahet ende pa firmë. Ndërsa dje, ministri i Kulturës, Blendi Klosi, ka njoftuar në një konferencë për shtyp se afati i vendimmarrjes është afër. Sinjale pozitive të ardhura nga “World Haritage Center” njoftojnë se, në muajin korrik pritet që të lëshohet firma për ta përfshirë më në fund qytetin muze në UNESCO. Dosja e Gjirokastrës është përzgjedhur prej 40 kandidaturave të shqyrtuara dhe ka hyrë në grupin prej 15 monumentesh ndërkombëtare, që do të shqyrtohen dhe aprovohen në mbledhjen e radhës te WHC-Qendra Botërore e Trashëgimisë.