Aksidentet, 3 te vdekur ne rruge
Aksidentet rrugore kane marre jeten e dy personave ne rruget e vendit, ndersa nje tjeter eshte gjetur i vdekur ne rruge, ne rrethana ende te paqarta. Fitim Zinxhilia, 66 vjec, banor i kryeqytetit, eshte goditur per vdekje, ndersa udhetonte mbremjen duke u gdhire dita e djeshme me motocikleten e tij, tip "Vespa". Ngjarja ka ndodhur ne rrethrrotullimin e sheshit "Rilindja", i njohur ndryshe si "Zogu i zi". Policia ka ndaluar 29-vjecarin Fatjon Rasa, banues ne Tirane, drejtues i automjetit tip "Benz 350", me targa TR 8588 N. Burime nga uniformat blu saktesuan se i ndaluari dyshohet te kete perplasur, duke e goditur nga prapa, motocikleten e te moshuarit, i cili ka vdekur ne vend.
Disa ore me vone, nje 28-vjecar nga qyteti i Korces, humbi jeten, pasi automjeti qe ai drejtonte doli nga rruga ne aksin rrugor Korce-Erseke. Landi Sali, u gjet i vdekur ne oret e para te mengjesit te djeshem, ne afersi te fshatit Dvoran, ne rrethin e Korces. Policia tha se viktima drejtonte automjetin tip "Ford", me targe KO 68 84 B, ndersa aksidenti mendohet te jete shkaktuar nga shpejtesia e madhe dhe pamja e kufizuar nga erresira.
Nje i ri, nga Qarku i Korces, eshte gjetur ne rruge pa jete, rreth ores 04:20 te mengjesit te djeshem. Policia tha se vdekja e 20-vjecarit Kostika Tulla, nga qyteti i Leskovikut, mendohet te kete qene aksidentale. Ai ishte larguar nga shtepia rreth 24 ore me pare. Familjaret, qe denoncuan humbjen e tij ne polici, thane se 20-vjecari kishte vuajtur nga probleme mendore. Uniformat blu, qe mberriten ne aksin rrugor Leskovik-Shendelli, thane se viktima kishte fraktura ne trup, qe i kane shkaktuar vdekjen. Dyshimet e para jane qe ai te kete rene nga lartesia drejt e ne rruge, por nuk perjashtohen edhe pista te tjera.
A. Cena/G. Ashimi