E Diel, 1 Nëntor 2026

Njesia 11:"Aksioni per ndertimet, me ngjyrim politik"

Ne vijim te aksionit te Bashkise se Tiranes per prishjen e ndertimeve pa leje ne zonen e Laprakes, reagoi Njesia Bashkiake numer 11. Isa Doci, sekretar i Keshillit Bashkiak ne kete njesi, akuzoi bashkine e madhe se prishja e ndertimeve po behet me baze te ngjyrimeve politike. "Militanteve te Partise Socialiste, te cilet kane objekte me shumice ketu ne Laprake, nuk po u prishen ndertimet, edhe pse i kane pa leje", tha ai. Isa Doci deklaroi per gazeten se eshte shume e tmerrshme menyra se si procedon Bashkia e Tiranes per te prishur keto ndertime. "Po i lajmerojne qytetaret vetem nje gjysme ore para se te paraqiten, duke u thene qe te nxjerrin plackat jashte, se shtepia e tyre do te rrafshohet", denoncon Doci.

Bashkia e Tiranes, reagimi
Per prishjen e ndertimeve pa leje ne Laprake, reagoi edhe Bashkia e Tiranes duke kundershtuar deklaraten e Njesise Bashkiake nr. 11. "Nuk njihet as ligji i legalizimit dhe as nuk eshte mbeshtetje per permiresimin e kushteve urbane dhe mjedisore ne Laprake. Ndertimet qe cenojne hapesiren publike dhe pengojne projektin tone te madh te sherimit dhe urbanizimit evropian te Laprakes nuk mund as te legalizohen, te mbeshteten dhe as te mbrohen nga askush", ishte reagimi zyrtar i bashkise. Ne kuader te kesaj nisme, u deklarua se do te vazhdoje prishja e ndertimeve pa leje ne kete zone.

Neni 275
Perdorimi me keqdashje i thirrjeve telefonike
Thirrjet telefonike keqdashese qe behen me qellim per te prishur qetesine e tjetrit, perbejne kundervajtje penale dhe denohen me gjobe ose me burgim gjer ne nje vit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›