E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nuk e mori pasagjer, e plagos me thike

Lushnje- Nje 30 vjecar ther me thike shoferin e furgonit pse nuk ndaloi per ta marre si pasagjer. Ngjarja ka ndodhur mesditen e djeshme ne kryqezimin e autostrades Rrugozhine-Lushnje, qe te con per ne Grabian. Olger Aliko eshte ndaluar nga policia qe nderhyri menjehere pergjate sherrit midis dy personave. Shoferi Ilirjan Hazizi eshte derguar ne spital dhe ka dy plage ne fytyre te shkaktuara nga thika. Burime zyrtare te policise thane se motivet e krimit jane banale dhe se ishin njoftuar nga nje pasagjer ne furgon per kete ngjarje. Rreth ores 13:00, Ilirjan Hazizi ka qene uke udhetuar me automjetin e tij tip "Benz" furgon, me targa BR 7107 A, ne drejtim te Tiranes. Aliko i ka dale para dhe duke i treguar thiken i ka bere shenje qe te ndaloje per ta marre per ne Tirane. Hazizi kishte ndaluar per te marre nje pasagjer tjeter dhe ka refuzuar 30-vjecarin. Ne keto rrethana i riu e ka sulmuar pas debatit te ashper me fjale, duke e goditur dy here ne fytyre. I dyshuari ka tentuar te largohet nga vendngjarja, por nje prej pasagjereve kishte njoftuar sallen operative nepermjet numrit te telefonit 129 dhe patrullat ndaluan Alikon ne flagrance per vepren penale te "vrasjes se mbetur ne tentative".

Xhemil Beharaj


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›