E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rruga dhe vajza, dy te plagosur

Sarande- Grindja qe mendohet te kete nisur per nje femer mes dy te rinjve ka perfunduar ne perleshje me thika. Kurse bllokimi i rruges nga nje ish-polic eshte kthyer ne nje sulm barbar me leva e gure nga dy te rinj qe kerkonin lirimin e aksit. Policia ka ndaluar nje nga autoret, kurse dy te tjere u shpallen ne kerkim.

Plagosja

Ngjarja e pare ka ndodhur rreth ores 22:00 te se shtunes prane gjimnazit te qytetit te Sarandes. Enea Psatha eshte arrestuar pak minuta pas ngjarjes ne banesen e tij nga policia vendore, kurse Spartak Xhuvani perfundoi ne spital, i plagosur rende me tre goditje ne shpatull. Burime zyrtare te policise thane se motivi i ngjarjes ka qene nje sherr banal mes dy 20 vjecareve qe mendohet se ka per shkak ngacmimin e nje vajze. Kane qene kalimtare te rastit qe hasen oret e vona te mbremjes trupin e pergjakur te 20 vjecarit Xhuvani, duke e derguar ne spital. Leonard Muka, shefi i rendit ne komisariatin e Sarandes, tha per gazeten "KJ" se sapo ka mesuar per ngjarjen e rende jane thirrur disa deshmitare, te cilet kane dhene informacion se si ka ndodhur krimi dhe kush ishte autori. "Pasi kemi mesuar se si ka ndodhur dhe emrin e te dyshuarit, kemi kontrolluar banesen e tij dhe atje kemi ndaluar per vepren penale te plagosjes te dyshuarin Enea Psatha", tha drejtuesi i policise vendore. Pas mjekimit dhe nderhyrjes kirurgjikale, Xhuvani ndodhet ne pavionin e kirurgjise dhe eshte jashte rrezikut per jeten. Gjate dites se djeshme, te plagosurin e ka vizituar edhe nena e te dyshuarit, e cila ka kerkuar qe ta falin femijen e saj per aktin e kryer. Ne spital ndodheshin edhe ekspertet e policise kriminale dhe oficer te policise gjyqesore, per te hetuar mbi ngjarjen e cila nga ana e tyre cilesohet per shkaqe banale.

Ish-polici

Gjate mbremjes se shtune, nje tjeter ngjarje e rende ka ndodhur ne qytetin e Sarandes, ne rrugen para godines se gjykates. Gezim Cela, nje ish polic ne lirim, ka ndalur per pak minuta me mjetin e tij. Pas tij nje mjet tip xhip kerkonte te parakalonte, por Gezimi u ka kerkuar te presin vetem disa minuta se do te levizte. Dy te rinjte qe ndodheshin ne xhip nuk kane pritur me gjate, po te irrituar i kane bertitur ish-policit qe te hapte menjehere rrugen. Pa pritur asnje sqarim tjeter, dy te rinj kane zbritur nga automjeti dhe fillimisht e kane qelluar me grushte Celen, i cili ndodhej jashte mjetit te tij. Gjate sulmit te dyshuarit kane perdorur edhe leva hekuri e gure. Disa nga guret e hedhur kane goditur nje automjet te parkuar ne ane te rruges me targa SR8925B, i tipit "Renault". Ish-polici i demtuar ka marre mjekimin ne spital dhe ka dhene shpjegime per ngjarjen. Po keshtu ai ka informuar per karakteristikat e te rinjve dhe mjetin me te cilin agresoret leviznin. Burime zyrtare thane se jane vene ne ndjekje te autoreve te krimit.

Bardhyl Bejko


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›