E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nuk e pagoi, denoncon pronarin italian

20/02/2009  Vlonjati nuk u pagua asnjëherë për punën, nuk iu derdhën dhe sigurimet e premtuara

Prokuroria hetime dhe për raste të ngjashme brenda fabrikës së këpucëve

VLORE- Pronari i një firme për prodhimin e këpucëve, shtetasi italian Luixhi Di Francisko 38 vjeç, është akuzuar nga drejtësia shqiptare për kryerjen e veprës penale të vjedhjes me anë të mashtrimit dhe punësimit të paligjshëm, të parashikuar nga neni 134 dhe 170 a të Kodit Penal.

Denoncimi

Shtetasi italian do të ndiqet në gjendje të lirë nga drejtësia shqiptare, pasi ndaj tij është bërë një denoncim nga një shtetas shqiptar i punësuar në repartin e prodhimit të këpucëve, sepse në emër të tij është shënuar në bordero rroga mujore 16,000 lekë të reja, të cilat nuk i ka marrë asnjëherë, si dhe nuk i janë paguar sigurimet shoqërore dhe pse i ishte thënë se i paguhen. Mbas denoncimit të këtij shtetasi punonjës i firmës së prodhimit të këpucëve Prokuroria e Vlorës ka filluar çështjen penale ndaj shtetasit italian, pronar i firmës së prodhimit të këpucëve në Selenicë dhe në qytetin e Vlorës. Vlonjati duket se është mashtruar nga punëdhënësi i tij për një periudhë të konsiderueshme kohe, ndërsa ka pritur të marrë pagën e tij, e cila nuk iu dha asnjëherë dhe pse ishte punonjës në fabrikë. Ai ka pritur që punëdhënësi italian t’i derdhte pagën mujore dhe pasi ka kuptuar se po mashtrohej i është drejtuar komisariatit të Vlorës, ku ka depozituar dhe një kallëzim penal ndaj italianit. Shtetasi shqiptar pas verifikimeve që ka bërë ka kuptuar se dhe sigurimet shoqërore nuk i ishin derdhur në llogarinë e tij, çka e ka bindur përfundimisht se ishte pre e mashtrimit. Prokuroria e Vlorës po heton dhe për raste të tjera të ngjashëm me këtë, pasi dyshohet se mund të ketë dhe raste të tjera në këtë firmë. Nëse verifikohen faktet që italiani ka mashtruar punëmarrësin shqiptar ai rrezikon shumë. Gjithsesi prokurorët po punojnë intensivisht për këtë çështje. Deri më tani ko kompani pohimi janë akuzuar nga shumë instanca shtetërore dhe jo shtetërore për informalitet dhe kushte të këqija të punës. Rasti i djeshëm i denoncimit po nxjerr dhe një anë tjetër të medaljes, atë të mospagimit të fuqisë punëtore.

MASHTRIMI

Është bërë një denoncim nga një shtetas shqiptar i punësuar në repartin e prodhimit të këpucëve, pronë e një shtetasi italian sepse në emër të tij është shënuar në bordero rroga mujore 16,000 lekë të reja, të cilat nuk i ka marrë asnjëherë, si dhe nuk i janë paguar sigurimet shoqërore dhe pse i ishte thënë se i paguhen. Mbas denoncimit të këtij shtetasi punonjës i firmës së prodhimit të këpucëve Prokuroria e Vlorës ka filluar çështjen penale ndaj shtetasit italian, pronar i firmës së prodhimit të këpucëve në Selenicë dhe në qytetin e Vlorës. Vlonjati duket se është mashtruar nga punëdhënësi i tij për një periudhë të konsiderueshme kohe, ndërsa ka pritur të marrë pagën e tij, e cila nuk iu dha asnjëherë dhe pse ishte punonjës në fabrikë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›