E Diel, 1 Nëntor 2026

“Nuk e paguajmë gjobën, më mirë shkojmë në burg”

06/07/2009  Gjykata ka konvertuar dënimin për 40 persona nga 57 kërkesa të paraqitura nga akuza

Janë persona, të cilët kanë marrë një nga 20.000 lekë deri në 100.000 lekë

TIRANË- Dezertuesit nga ushtria, ata që nuk i binden urdhrave të policisë, pra të gjithë ata që bëjnë një kundërvajtje penale, janë kategoria e personave që kthehen në burg pasi kanë marrë një gjobë. Burime pranë gjykatës së Tiranës bëjnë të ditur se që nga janari i këtij viti deri në këto momente Prokuroria e rrethit gjyqësor, në pamundësi për të grumbulluar gjobat e vendosura nga gjykata ka bërë kërkesë për konvertimin e dënimit të kësaj kategorie. Janë persona, të cilët kanë marrë një gjobë nga gjykata nga 20.000 lekë deri në 100.000 lekë dhe nuk kanë pasur mundësi të paguajnë. Në kundërshtim me këtë pjesë, Prokuroria e cila ka marr edhe njoftimin nga ana e përmbarimit për mosvjelje të detyrimit të vendosur nga gjykata. Në këto kushte burgjet aq sa boshatisen nga numri i atyre që u përfundon vuajtja e dënimit, mbipopullohen nga ata që nuk paguajnë gjobën. Gjykata ka konvertuar dënimin, pra e ka kthyer nga gjobë në ditë burgu për më shumë se 40 persona nga 57 kërkesa të paraqitura nga akuza. Një pjesë e personave, të cilët janë paditur për mosekzekutim të vendimit e kanë shlyer gjobën dhe në proces gjyqësor kanë depozituar faturën nga banka përkatëse. Ndërsa Prokuroria shprehet se ka shumë probleme me këtë kategori për shkak se pas vendimit të gjykatës nuk gjejnë llogari bankare apo të ardhura të tjera për të shlyer gjobën e vendosur. Tashmë mbetet që këta persona të vuajnë dënimin, për shkak se nuk patën mundur të paguanin gjobat e vendosura nga gjykata, duke përbërë kështu një tjetër anë të medaljes, pasi dihet fakti që me dhjetëra persona VIP të akuzuar për vepra të ndryshme penale, kryesisht në fushën e krimeve financiare, janë të gatshëm të paguajnë shifra të konsiderueshme parash vetëm e vetëm që të mos rrinë asnjë ditë në burg.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›