E Diel, 1 Nëntor 2026

“Rikthehen” kampet verore, mblidhen 40 fëmijë

06/07/2009  Projekti në bashkëpunim me amerikanë, integrohen fëmijët e fshatit me ato të qytetit

Fëmijët në aktivitete të ndryshme, ndihmë dhe për mësimet shkollore

ELBASAN-Dy organizata në bashkëpunim me komunitetin e fshatit Broshkë kanë organizuar të parin kamp veror me fëmijët e moshave mbi 6 vjeç nga ky fshat dhe qyteti i Elbasanit. Kështu rreth 30 fëmijë nga fshati Broshkë në komunën Papërr dhe 10 nga qyteti i Elbasanit janë bashkuar në mjaft aktivitete të ndryshme të ndjekura edhe nga një grup vullnetarësh amerikanë. Mes lojërave, freskisë së vendit të zgjedhur në afërsi të fshatit Papërr fëmijët janë duke kaluar ditë të mrekullueshme. Ata lëviznin shumë rrallë nga fshati i tyre dhe nuk kanë pasur mundësi të zhvillojnë kaq shumë aktivitete argëtuese. Vetë fëmijët thonë se janë mjaft të lumtur këto ditë. Ata duan që kampi të vazhdojë gjatë gjithë verës pasi vetëm kështu mund të kalojnë pushime të bukura. Një prej drejtuesve dhe koordinatorëve të këtij aktiviteti, Ilir Gjoni, thotë se ky projekt që është një formë e bukur argëtimi dhe integrimii shërben mjaft të vegjëlve dhe bashkë në këtë kamping veror janë bashkuar edhe vullnetarë amerikanë. Një prej tyre thotë se ardhja në Shqipëri është një eksperiencë e re dhe madje shprehet se ka mbetur mjaft i mrekulluar nga vendi ynë. “Na pëlqen që jemi këtu ne kemi rënë në dashuri me vendin tuaj”, thotë ai duke treguar sesi fëmijët i janë dukur të afërt dhe mjaft miqësorë. Kampi titullohet “Palma” dhe çdo shkronjë ka një kuptim që do të thotë: Përkushtim, Art, Lutje, Lojëra, Argëtim të ndryshme krijuese, për higjienën personale. Po kështu kemi organizuar edhe aktivitete që ndihmojnë fëmijët me vështirësi në mësime. Është e rëndësishme edhe miqësia mes fëmijëve. Mendojmë që të vazhdojmë tek këto aktivitete edhe në të ardhmen.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›