PS: Rritet pasiguria e jetes, policia e paafte
Deputeti i Partise Socialiste, Pirro Lutaj, deklaroi dje se pavaresisht se Kryeministri Berisha i shet deshtimet si suksese, Drejtori i Pergjithshem i Policise ne analizen nje vjecare, fsheh disa nga statistikat e krimit. Ai tha se jo vetem rritja e numrit te krimit te vrasjeve eshte alarmante, por edhe vjedhjet e qytetare vene banesa, ne rruge , apo ne biznes eshte nje shqetesim qe rritet dite pas dite, dhe policia eshte e paafte per t'i perballur. "PS rithekson me force se eshte rritur pasiguria e jetes. Ky fenomen eshte shqetesues, per cdo shqiptar qe e sheh dite pas dite se sa pak vlen jeta e tij, pikerisht nga mungesa e sigurise ne vend", u shpreh Lutaj. Sipas tij, dy vrasje ne tre dite me nga tre viktima secila, tregojne me se miri, se propaganda qeveritare eshte abuzuese dhe e paqarte ne filozofine e sigurimit te rendit dhe te qete sise ne vend. Ai tha se servirja publike e uljes se krimit te vrasjes eshte nje abuzim skandaloz i qeverisjes se sotme. Zyrtari socialist theksoi se niveli i kriminalitetit nuk mund te matet kurrsesi vetem me nje krim. Por, sic tha ai, eshte teresia e veprave penale qe ndodhin ne nje territor gjate nje periudhe te caktuar kohore, qe e percaktojne kete . "Keshtu, nese do t'i referohemi statistikave zyrtare te Policise, vihet re se krimi eshte ne rritje dhe i pakontrolluar gjate qeverisjes se ke saj mazhorance. Rritja e kriminalitetit eshte gati 1200 vepra penale per cdo vit, cka flet vete per nje situate alarmante dhe mosplotesim te standardeve qe kane te bejne me rendin dhe sigurine ne vend", interpretoi te dhenat deputeti socialist. Lutaj thekoi se ne analizen e punes se Policise se Shtetit per vitin 2009, Drejtori i Pergjithshem i Policise fshehu per here te pare dhe jo rastesisht, statistiken e krimeve kunder prones.
PRETENDIMET E PS PER RRITJEN E KRIMIT
Rritja e kriminalitetit eshte gati 1200 vepra penale per cdo vit, cka flet vete per nje situate alarmante.
Numri i krimeve eshte ne rritje skandaloze, nderkohe qe fuqia zbuluese per kete figure krimi eshte me e uleta historikisht, vetem 45 %.
Jane hedhur ne rruge rreth 2600 punonjes policie te specializuar, te trajnuar brenda dhe jashte vendit, te cilet jane zevendesuar me militante partie.