E Diel, 1 Nëntor 2026

Nuk hedh më para nga dritarja se njerëzit u bënë si kafshë

Share

Themeluesi i Facebook, Mark Zuckerberg mund të ketë humbur disa miliarda, por homologu i tij rus nuk e ka problem të hedhë para nga dritarja. Milioneri Pavel Durov, themeluesi i rrjetit social më popullor në Rusi, VKontakte, u fotografua duke hedhur nga dritarja aeroplanë letre me kartëmonedha prej 5 mijë rubla, rreth 125 euro.

Por jo pa çudi, poshtë dritares së zyrave të tij u mblodh menjëherë një turmë e madhe.

Ai dhe kolegët e tij po e ndiqnin me gëzim skenën. Por shumë shpejt situata aty poshtë doli jashtë kontrollit pasi njerëzit nisën të sulmojnë njëri- tjetrin, të thyejnë hundët dhe të ngjiten në semaforë për të kapur të parët prenë.

27 vjeçari Durov e ndërpreu lojën e tij e shkroi në Twitter se njerëzit u kthyen në kafshë. Por shumë njerëz e kanë kritikuar atë për veprimin e bërë.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›