E Diel, 1 Nëntor 2026

Nuk i hapen rrotat, avioni ulet në pistë me bark (video)

Fatmirësisht, 220 pasagjerët dhe 11 pjesëtarët e ekuipazhit u evakuuan të paplagosur nga avioni.

Avioni i përkiste kompanisë polake të fluturimeve “LOT”, e cila tha se Boring 767 kishte një problem me sistemin hidraulik që aktivizon nxjerrjen e rrotave, por gjithsesi ngjarja do të hetohet në mënyrë të plotë.

Pilotët zbuluan se kishte një problem rreth gjysmë orë pasi lanë “Newark”-un, tha Presidenti i “LOT” për agjencinë e lajmeve “Associated Press”. Avioni ka një sistem rezervë, por as ky nuk punonte, thanë zyrtarët, çka e detyroi pilotin të kryente ulje me bark. Uljet me bark janë tepër të rralla për avionët modernë.

Zyrtarët e “Boeing Co.” dhe të seksionit të Airbus-it të “European Aeronautic Defence & Space Co.” nuk e mbajnë mend herën e fundit që një avion është përballur me një problem të tillë, përveç uljes së “Airbus A320” në lumin e Hudsonit në SHBA, në janar të vitit 2009.

/Start/F. Prroni/

                                                                                             2011-11-02 08:47
   

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›