Vrasja e Lezhes, autori tentoi arratine ne Malin e Zi
Lezhe- Tenton arratine drejt Malit te Zi pas ekzekutimit te djalit te biznesmenit lezhjan, por vetedorezohet pas negociatave me policine dhe familjen. I dyshuari Erind Mrruku, 23-vjec, nga Lezha, eshte kapur ne Koplik te Shkodres duke zbardhur dita e djeshme, ndersa me pare policia kishte arritur akordin e vetedorezimit me te riun. Mrruku akuzohet se qelloi per vdekje me disa plumba ndaj 24-vjecarit Fabian Nika, me te cilin ishte grindur ne plazhin e Shengjinit per shkak te nje vajze. Gjithsesi grupi hetimor pret te zbardhe te gjithe ngjarjen dhe shkaqet e krimit qe perfundoi me vrasje ne lagjen "Beslidhja", para nje picerie.