Nuk jam racist

Mbrojtësi anglez të martën qëndronte në gjykatën Westminster Magistrates, derisa u përgjigj ndaj akuzave se kishte quajtur “zezak” mbrojtësin e Queens Park Rangers, Anton Ferdinand në duelin e vitit të kaluar mes skuadrave në Premierligë.
Terry mohoi akuzat dhe në vetëmbrojtje deklaroi: “Gjatë karrierës time si futbollist shumë herë jam quajtur me emra të ndryshëm, por nuk jam racist dhe jam i gatshëm të përballem me këtë çështje”. Kapiteni i ‘degraduar’ i Anglisë shtoi: “Nuk e lejoj që askush, aq më tepër Anton, të mendojë ashtu për mua”.
Pavarësisht akuzës, Terry ishte ftuar në Kombëtaren e Anglisë për Euro 2012 në Poloni dhe Ukrainë. Ai ishte titullar në ekipin e sektorit Roy Hodgson, që u eliminua nga gara në çerekfinale pas humbjes 4:2 me penallti nga Italia.