E Shtunë, 31 Tetor 2026

Futbollistët e mëdhenj nuk vijnë në Itali

Nënkryetari i Milanit, Adriano Galliani, beson se futbollistët më të mirë në botë më nuk duan të vijnë në Itali. Gjatë një interviste në të cilën tregoi planin e Rossonerëve për sezonin e ri, Galliani u ankua për mungesën e fuqisë së ligës italiane në futbollin botëror.

Prej kur Milan fitoi për herë të fundit Ligën e Kampionëve më 2007, më nuk arriti të kalojë as deri në gjysmëfinale, kurse edhe rivali Inter ka pësuar rënie dramatike pas triumfit më 2010.

Galliani pranoi se kriza financiare në shtet e bashkuar me mungesë të fuqisë së shpenzimeve nga tri klubet më të mëdha - Milan, Juventus dhe Inter - nënkuptojnë se Italia e ka të vështirë të rivalizojë klubet spanjolle dhe ato angleze për transferimin e futbollistëve kulmorë. “Dikur futbollistët e mëdhenj vinin në Itali, por tani kjo më nuk është e mundur”, deklaroi Galliani për Gazzetta dello Sport.

“Futbollistë të caktuar kanë çmime të larta, rroga të larta dhe nuk janë më në dispozicion për Milanin, Interin ose Juventusin. Njëzet vite më parë ne përfitonim më tepër se Real Madridi dhe Barcelona, kurse tani kemi gjysmë më pak të hyra se ata. Italia ka ndryshuar si shtet dhe nga gjendja ekonomike. Problemi nuk është Milani, është futbolli italian”, theksoi ai.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›