E Shtunë, 31 Tetor 2026

Marishta: Presim sinjale nga drejtuesit e Gramshit

Nga Artan Paja

Trajneri Edmond Mustafaraj ka gati një listë të gjatë dhe do ti prezantojë kryebashkiakut Dritan Bici strategjinë e sezonit të ardhshem

Abdyl Marishta, futbollisti i Gramshit sezonin e kaluar, është shprehur se shumë lojtarë janë në pritje për të mësuar të ardhmen e tyre te kjo skuadër.

Sipas tij, deri më tani askush nga drejtuesit e lartë të klubit nuk është shprehur qartazi sa i takon pozicionit të një grupi lojtarësh, ndërkohë që burime pranë bashkisë së qytetit pohuan se grumbullimi do të bëhet pas datës 20 korrik. ”Jo vetëm unë, por janë edhe disa lojtarë të tjerë, që mbetemi në pritje të mësojmë se çfarë do të bëhet te Gramshi.

Deri tani kemi marrë informacione shok mbas shoku për ndonjë të re te Gramshi, sepse asnjë zyrtar i lartë i klubit nuk është shprehur qartë, nëse lojtarë që luajtën sezonin e shkuar do të jenë sërish pjesë e skuadrës apo jo.

Natyrisht që trajnerët janë duke përpiluar një listë të gjatë për tia kaluar më pas krerëve të bashkisë për miratim, por ajo që po ndodh sot konkretisht është pritja e tejzgjatur.

Shpresoj se gjatë ditëve në vazhdim grupi i futbollistëve të sezonit të kaluar do të ketë një kontakt të drejtpërdrejtë”, – u shpreh për Sportin shqiptar Marishta.

Nga ana tjetër, mësohest se trajneri i Gramshit, Edmond Mustafaraj, ka përpiluar një listë të gjatë, duke i prezantuar kështu kryebashkiakut Dritan Bici edhe strategjinë e tij për sezonin e ardhshëm. Nëse lista e trajnerit Mustafaraj do të bëhej publike, ajo nuk do të kishte ndonjë ndryshim apo ekzagjerim me grupin e futbollistëve të sezonit të shkuar.

Kontaktet e ditëve të fundit nga ana e lojtarëve të rinj, që duan ti bashkohen objektivit të ekipit gramshiot, do të kalojnë në sitën e krerëve më të lartë të klubit, ndërsa ata që vijnë nga skuadra të tjera do ti nënshtrohen një testi stërvitor së paku për 10 ditë.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›