E Shtunë, 31 Tetor 2026

Merxha: Elbasani do të kthehet shpejt në identitet

Nga Elton Karaj

Kapiteni i verdhebluve, Eriol Merxha, pohon publikisht se do ti qëndrojë besin skuadrës së tij edhe sezonin e ardhshëm për të synuar Superligën

Ngjarjet e fundit e turbulluan jo pak ambientin në skuadrën e Elbasanit, por presidenti Arben Laze i siguroi të gjithë se gjithçka do të kthehet në normalitet.

Pas presidentit verdheblu është edhe kapiteni i skuadrës, Eriol Merxha, i cili, në një prononcim për Sportin shqiptar, shpreh besnikërinë ndaj skuadrës elbasanase. Mesfushori është i gatshëm për ta vazhduar karrierën tek Elbasani, duke besuar se gjërat do të shkojnë në vendin e vet. Edhe pas problemeve të fundit në skuadër, kam vendosur që të qëndroj tek Elbasani edhe sezonin e ardhshëm.

Nuk do ta braktis skuadrën në këtë moment të vështirë, sepse e di që fanella e Elbasanit peshon shumë dhe ka zënë një vend të rëndësishëm në jetën time. Shpresoj që situata të përmirësohet në skuadrën tonë dhe të jemi pretendentë sezonin e ri.

Situata për momentin nuk është nga më të mirat, por them se shumë shpejt do të stabilizohemi. Elbasani duhet të ngjitet atje ku i takon, pasi është një nga emrat më të mëdhenj të futbollit shqiptar dhe nuk e meriton këtë gjendje, – theksoi mes të tjerash kapiteni i skuadrës verdheblu, Merxha.

Më tej, ai u kërkon ndjesë tifozëve për zhgënjimin e sezonit të fundit dhe siguron se tashmë do të fillojë një tjetër cikël. Ka ardhur koha që Elbasani tu japë fund problemeve dhe të rikthehet në majat e futbollit shqiptar.

Duhet tu kërkojmë ndjesë të gjithë atyre tifozëve të mrekullueshëm që ka Elbasani për zhgënjimin që pësuan sezonet e fundit. Tifozët nuk mund të vazhdojnë të qëndrojnë vetëm më të kaluarën e skuadrës. Eshtë momenti për ndryshim dhe kam shumë besim se Elbasani do të kthehet në identitet.

Kjo skuadër e ka vendin mes më të mirëve, ndaj dhe rikthimi në Superligë është një detyrim për ne, por më parë duhen zgjidhur të gjitha problemet që ka skuadra ka, – ka përfunduar mesfushori Merxha, një nga titullarët me më shumë përvojë në radhët e Elbasanit.

 

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›