Reali shpreson ta kalojë grupin

Trajneri i Real Madridit, Jose Mourinho, dëshiron që ta kalojë fazën grupore në Ligën e Kampionëve.
Los Blancos bëjnë gara në Grupin D, së bashku me Manchester Cityn, Ajaxin dhe Borussia Dortmundin, ndërsa strategu portugez pranon se do të jetë shumë vështirë për skuadrën e tij.
“Po flasim për një grup me katër kampionë të ligave nga katër vende të mëdha, sidomos City dhe Borussia Dortmundi. Ndërsa shikoni historinë e Ajaxit”.
“Qëllimi nuk është fitimi i gjashtë ndeshjeve, por kualifikimi. Pikët do të ndahen paksa”, ka deklaruar Mourinho për Uefa.com.