E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shkodrani thotë 'Hape zemrën'

Nga Ardian Jasiqi më 03 gusht 2011 në ora 19:32

Siç edhe kishte paralajmëruar kohë më parë, Shkodran Tolaj ka nxjerrë albumin e tij të parë, i cili titullohet ‘ Hape zemrën’.

Ai ka thënë se ka punuar për 3 vite me përkushtim për këtë album.

“Më 1 gusht ka dalë në treg albumi im i parë në të cilin punova me përkushtim rreth 3 vite".

Albumi titullohet ‘Hape Zemrën’ dhe përmban në vete këngë zbavitëse e popullore.

“Kam punuar me kompozitorë dhe tekstshkrues të ndryshëm si Xhevdet Gashin, Ilir Tolajn, Riza Dolakun, Damir Imerin, Armend Rexhepagiqin, Mentor Thaçi, por shumicën e këngëve i punova vetë”, shprehet Shkodrani.

Ai thotë së qëllimi i tij kryesor në këtë album ishte që të jetë sa më i afërt me publikun dhe beson se ashtu dhe do të pritet. Befasia në këtë album do jetë kënga e fundit.

Dueti Besiana Mehmedit dhe Shkodran Tolaj "O sole mio" me një orkestrim modern. Produksioni Chill Out nga Prishtina dhe Albanota nga Maqedonia janë produksionet të cilat ia kanë besuar punën.

Shkodran Tolaj është me prejardhje nga Dukagjini, kurse tash 17 vite jeton në Freiburg të Gjermanisë. Aty edhe ka ndërtuar një pjesë të madhe të karrierës së tij. Ai ka realizuar disa role kryesore operistike në operën e Freiburgut si dhe ka marrë pjesë në festivalet e muzikës gjermane, nga është vlerësuar dhe shpërblyer me çmime të ndryshme.

Aktualisht është gjithnjë e më i pranishëm skenat shqiptare. Për herë të fundit para një muaji mori çmimin me prestigjioz në “Netët e Klipit Shqiptar” në Tirane për klipin e fundit ‘Moshatarja’. Kjo këngë edhe i parapriu albumit. Albumin tashmë e ka paralajmëruar edhe nëpër bilboarde te ndryshme.

Në album përfshihen ritme dhe elemente të ndryshme muzikorë përmes këngëve ‘Për inatin tim’, ‘Unë të deshta’, ‘Kthema zemrën’, ‘Jo s’të kam harru’, ‘Tiranase, Eja të lutem’.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›