E Diel, 1 Nëntor 2026

Gjykata në Taxhikistan liron reporterin e BBC-së

Një reporter i BBC-së në provincën e Taxhikistanit verior, Sughad, është dënuar me tri vjet burg, por u lirua në bazë të ligjit për amnisti.

Urunboi Usmonov, u shpall fajtor se kishte dështuar ti njoftonte autoritetet rreth lidhjes së tij me organizatën islamike, Hizb ut-Tahrir.

Gazetari i mohon akuzat dhe pritet që të apelojë vendimin.

Usmonov tha se ishte torturuar përgjatë muajit sa kishte qenë në paraburgim.

Më herët, në një tjetër gjykatë në Khujand, dënoi reporterin tjetër nga Taxhikistani, Mahmadinusuf Ismoilovin, të cilit ju ndalua puna gazetareske për tri vjet dhe ishte urdhëruar që të paguante një shumë prej 7100 dollarë, si gjobë për shkaktimin e dëmeve morale, me artikujt e tij kritik ndaj autoriteteve lokale.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›