E Diel, 1 Nëntor 2026

“Nuk je më ai i viti 1998, deputetët socialistë duhet të paraqiten në seancën e 6 gushtit”

25-07-2012 / Gazeta 55

Anëtari i Këshillit të Legjislacionit, Kastriot Islami replikon me Pandeli Majkon

Ish deputeti i partisë Socialiste, Kastriot Islami ka debatuar në mbledhjen e këshillit të Legjislacionit me deputetin e PS Pandeli Majko në lidhje me votën “pro” të Islamit kundrejt abstenimit të anëtarëve të opozitës ndaj votimit në tërësi të draftit për kufizimin e Imunitetit të parlamentarëve, gjyqtarëve dhe zyrtarëve të lartë.
Ndonëse mazhoranca dhe opozita në Këshillin e Legjislacionit janë të përfaqësuar në mënyrë të barabartë me 14 anëtarë secili, balancat janë prishur nga deputeti Kastriot Islami, i cili në fakt nuk është më deputet i grupit të Partisë Socialiste. Vota pro e Islamit bëri që votimit në tërësi për ndryshimet të ishte 15 pro dhe 12 abstenim. Ky fakt ka revoltuar Majkon, i cili duke e konsideruar ish-deputetin e PS-së “mik të vjetër”, i kërkoi që të sillet si në vitin 1998 kur ishte anëtar i Komisionit të Ligjeve dhe Çështjeve Kushtetuese.
Ndërsa Kastriot Islami ka replikuar duke i thënë se është po ai i 1998, por Majko nuk është më i njëjti. “I dashur Majko në respekt të votimit në parim pro, thashë po rezervoj veten nga rezervat që kisha sepse mendoja mbasi e miratuan në parim duhet ta miratonin edhe në tërësi të gjithin. Ti miku im nuk po sillesh si në ’98, unë po ai jam”.
Sipas tij, duhet të respektoheshin deri në fund konsensusi i arritur pasi drafti u miratua si në parim ashtu dhe nen për nen, por jo në tërësi ngaqë PS-ja kërkoi të lidhte këtë çështje me ndryshime të tjera në Kushtetutë. “Unë e frenova veten për të mos e thënë sepse kam një natyrë racionale. Dua që të respektohet procedura dhe rregullorja e parlamentit sipas propozimit të dy palëve dhe miratimit tonë të shkohen në seancë plenare sepse s’ka asnjë lloj mënyre tjetër. Ky debat për fatin e mirë ose të keq tuajin që karakterizohet prej tre ditësh do të marrë këtë lloj procedure dhe është parlamenti. Kam dhe një pyetje nëse reforma nuk miratohet në shtator, tetor apo nëntor, se pse mund do të këtë vendime të ndryshëm dhe mund të mos biem dakord, çfarë bëhet? Edhe ambasadori amerikan edhe nga Partia Socialiste e ka thënë se 6 gushti është nisja dhe ekzistojnë të gjitha hapësirat dhe mundësitë për një konsensus për ndryshime në kushtetutë, që ta mbyllim këtë proces”, theksoi Islami.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›