E Diel, 1 Nëntor 2026

Topalli: Heqja e imunitetit, votimi më 6 gusht na afron drejt BE-së

25-07-2012 / Gazeta 55

Anëtarët e Komisionit për Integrimin në Kuvendin e Kosovës vlerësuan progresin e reformave në Shqipëri

“Heqja e imunitetit, miratimi i të cilit më 6 gusht do të ishte një shans i rëndësishëm në afrimin e Shqipërisë me familjen europiane”, ka deklaruar  kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli gjatë në një takimi me një delegacion me anëtarë të Komisionit Parlamentar për Integrimin të Kuvendit të Kosovës, të cilët ndodhen në një vizitë në Tiranë në kuadër të shkëmbimit të eksperiencave midis dy vendeve lidhur me integrimin europian. Procesi integrimit në BE, ngritja e kapaciteteve institucionale në funksion të plotësimit të rekomandimeve të Komisionit Europian, rritja e profesionalizmit të burimeve njerëzore, shkëmbimi i eksperiencës midis dy parlamenteve në këtë fushë etj, ishin temat kryesore ku palët diskutuan gjatë takimit.
Anëtarët e Komisionit për Integrimit në Kuvendin e Kosovës shprehën interesin e tyre lidhur me hapat që ka ndjekur dhe po ndjek Shqipëria drejt marrjes së statusit kandidat, hartimin dhe zbatimin e planit të veprimit, punën de diskutimet që po bëhen për finalizimin e reformave integruese.
Duke iu përgjigjur interesit të deputetëve, Kryetarja e Kuvendit të ditur se reforma të rëndësishme janë miratuar në drejtim të plotësimit të kritereve të Bashkimit Europian. Ajo tha se aktualisht po diskutohet lidhur me ndryshimet kushtetuese për heqjen e imunitetit, miratimi i të cilit më 6 gusht do të ishte një shans i rëndësishëm në afrimin e Shqipërisë me familjen europiane.
Gjatë takimit, anëtarët e Komisionit për Integrimin në Kuvendin e Kosovës vlerësuan progresin e reformave në Shqipëri duke ndarë të njëjtin mendim me Kryetaren e Kuvendit se perspektiva e vendeve të Ballkanit është në Bashkimin Europian.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›