"Nuk jemi grabitesit e bankes greke NGB"
TIRANE- Tre te dyshuarit per grabitjen me arme te NBG Bank nje jave me pare ne Tirane, mohuan te ishin autoret e zhvatjes se 1 milione lekeve nga arka e filialit. "Nuk e kemi bere ne vjedhjen, por na kane arrestuar pa te drejte", deklaruan dje ne sallen e gjyqit tre te rinjte, dy prej te cileve u kapen ne fshatin Domje dhe nje ne Diber. Gjykata e Tiranes ka dhene rreth ores 11:00 te dites se djeshme masen e sigurise "arrest me burg", duke vleresuar si te mjaftueshme provat e prokurorise per hetimet rreth ngjarjes. Ne kete menyre, Gjykata e Shkalles se Pare e kryeqytetit u ka komunikuar diten e djeshme masen e sigurise Fatjon Karanxhes, 22 vjec, Luan Kucit, 22 vjec, banues ne Domje dhe Edmir Shehin, 18 vjec, te cilet dyshohen se kane kryer vjedhjen e 1 milione lekeve ne banken greke ne kilometrin e tete te autostrades Tirane-Durres. Dhe pse jane lene ne qeli, te dyshuarit nuk kane pranuar autoresine e vjedhjes se kryer, duke hedhur poshte pretendimet e institucionit te akuzes. Nderkohe qe burime te grupt hetimor, kane bere te ditur se, dy prej te akuzuarve Luan Kuci dhe Fation Karanxha, mund te mos jene pjese e grabitjes se ndodhur diten e premte te javes se kaluar.
"Pas tyre mund kete persona te tjere", mesohet te kene thene avokatet mbrojtes te te pandehurve, Edmir Shehu, Fatjon Karanxha dhe Luan Kuci, gjate mases se sigurise qe u zhvillua nen mbikeqyrje te rrepte te policise dhe me dyer te mbyllura. "Te tre keta te rinj jane pergjuar pasi ka ndodhur vjedhja e bankes dhe si rrjedhoje eshte kryer dhe arrestimi i tyre e per keto veprime disponohen prova", kane bere te ditur burime nga prokuroria. Togat e zeza i lane nen masen e sigurise burg pa afat deri ne perfundim te hetimeve nga ana e prokurorise se Tiranes. Masa ka zgjatur vetem 30 minuta dhe secili prej te dyshuarve ka folur pak rreth ngjarjes duke mohuar akuzat e ngritura. Ata mohuan qe te kishin qene ne levizje rreth zones ku ndodhi grabitja diten e ngjarjes, ndersa mesohet se nje prej tyre sapo ishte kthyer nga emigrimi. Fill pas grabitjes se filialit, punonjesit e bankes deshmuan se ishin tre persona te armatosur dhe te maskuar te cilet nen kercenimin e automatikut munden te grabisnin nje sasi parash dhe te largoheshin me shpejtesi. Keshtu brenda pese ditesh, policia hetoi per te zbuluar identitetin e "maskave", duke sekuestruar disa kapuc dhe dorashka.
Grabitja e bankes greke ne mes te dites
Mesditen e se premtes tre persona te armatosur dhe me maska, hyne ne ambientet e brendshme te filialit te bankes NBG, qe ndodhet ne autostraden Tirane-Durres ne kilometrin e 9. Nen kercenimin e armes ata kane urdheruar klientet dhe punonjesit e bankes te mos levizin ndersa njeri prej tyre iu afrua arkes duke urdheruar punonjesen ti dorezoje parate. Pasi siguruan nen qyten e automatikut, canten me parate, tre autoret u larguan me shpejtesi duke u shpetuar prangave te policise.
3 persona
U vune ne pranga per grabitjen e ndodhur ne banken greke. Arrestimi i tyre eshte kryer pas zbardhjes se identikiteve te autoreve te dyshuar, dhe pas grumbullimit te shume informacioneve, policia ka arritur te ndaloje te dyshuarit.
Artan Cena