E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bie aksidentalisht nga kati i 4, vdes

TIRANE - Ka gjetur vdekjen ne menyre aksidentale duke rene nga kati i nje 29-vjecare. Anila Dema, e martuar me dy femije, ka humbur jeten mbremjen e dy diteve me pare ne zonen e pallateve te "malajzianit", kur ka rene nga kati i katert i baneses ku jetonin prinderit e saj. Lajmi eshte bere i ditur nga burime zyrtare te uniformave blu te kryeqytetit te cilat thane, se kjo ngjarje ka ndodhur ne menyre aksidentale dhe se viktima nuk ka pasur ndonje shkak. Nderkohe qe burimet zyrtare kane treguar dhe historine e ngjarjes se rende. Sipas tyre, deshmitaret, familjaret e viktimes, kane treguar se, Dema kishte ardhur ne shtepine e tyre, qe te rrinte nje nate, se bashku me dy femijet. Ne momentin qe ka qene duke bere disa pune ne ballkonin e apartamentit ne menyre aksidentale ajo ka rreshqitur dhe ka rene nga kati i katert i apartamentit te prinderve te saj. Dhe pse ndihma kishte qene e menjehershme gjithcka kishte qene e kote pasi 29-vjecarja nene e dy femijeve kishte humbur jeten. Anila Dema, ishte e martuar dhe jetonte ne zonen e Saukut, ne periferi te kryeqytetit.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›