Nuk ka arsye për trishtim
03/06/2005 Teksa shkojnë drejt zgjedhjeve të parakohshme, gjermanët vajtojnë një ekonomi, e cila është e sëmurë që në themel. A ëshët vërtet kështu?
70 për qind e gjermanëve të shqetësuar janë dakord me PSD se kapitalizmi globalizues është “një kërcënim i rrezikshëm për demokracinë”. E megjithatë, përvoja e Gjermanisë provon saktësisht të kundërtën. Nëse rritja e eksporteve dhe rritja e fitimeve të kompanive tregojnë ndonjë gjë, kjo është që Gjermania zë një vend të lartë mes fituesve – jo humbësve – të globalizimit
Çfarë kanë të përbashkët fabrikat kineze të birrës, fabrikat e shisheve braziliane dhe baxhot italiane? Krones AG. Kompania gjermane kontrollon një çerek të tregut botëror për prodhimin e shisheve me stile të veçantë. Ajo transporton jashtë Gjermanisë 82 për qind të prodhimit të saj; në librin e saj të porosive vërtiten shuma që shkojnë deri në 686 milionë euro. Me të ardhruat që po dyfishohen që prej vitit 1995, 7300 ekspertët e lartë në qytetin bavarez, Neutraubling, janë mësuar të punojnë edhe jashtë orari.
Një histori e rrallë suksesi në Gjermaninë me rritje të ulët dhe kosto të larta? Mendohuni edhe një herë. Pavarësisht gjithë klisheve për Gjermaninë, si i sëmuri i Evropës, mijëra kompani si Krones e kanë bërë Gjermaninë, heroin e palavdëruar të globalizimit. Udhëhequr nga kërkesa e fortë për makineritë, makinat dhe përbërësit industrialë, Gjermania ia kaloi edhe SHBA në vitin 2003, duke u bërë Eksportuesi Numër Një në Botë. Eksportet u rritën dhe me një tjetër dhjetë përqindësh vitin e kaluar, duke arritur shifrën rekord 730 miliardë euro – duke e bërë Gjermaninë, së bashku me Kinën, të vetmin vend të madh që ngre pjesën e vet në tregun global. Dhe kjo, pavarësisht rritjes së euros, e cila i ka bërë më të shtrenjtë mallrat gjermanë.
Lajmet e mira kanë humbur mes gjendjes së zymtë shpirtërore që mbizotëron në vend, zemërimit dhe krizës politike. Një fitore befasuese e opozitës në North-Rhine Vestfalia, më 22 maj, i ka shkëputur nga duart socialdemokratëve të Kancelarit Gerhard Shrëder, zemrën e klasës punëtore. Me partinë e tij të demoralizuar nga humbja, Shrëder e shkurtoi edhe me një vit mandatin e tij dhe shpalli zgjedhjet në fund të shtatorit. Por mbeten disa pengesa proceduriale. Por, ndërkohë që PSD qëndron me 17 pikë pas kristiandemokratëve në sondazhe, të gjithë gjasat janë që në më pak se tre muaj, Angela Merkel do të bëhet kancelarja e parë femër e Gjermanisë.
Kompani si Krone do të kenë një vend të madh në atë që pritet të jetë një fushatë shumë e ashpër. Të fajësuar për stanjacionin dhe papunësinë e lartë, eksponentët socialdemokratë kanë nisur të fshikullojnë kompanitë e mëdha. Liderët e partisë i kanë quajtur ata “të turpshme” dhe “jopatriote” dhe i kanë akuzuar se përdorin kohëra të vështira për të ulur pagat. Tashmë, kryetari i PSD, Franz Munterfering, ka premtuar se fushata do t’i detyrojë gjermanët që të zgjedhin mes mbrojtjeve sociale të PSD dhe “radikalizmit të ftohtë të tregut” që ofron CDU. Edhe ai, patjetër që duhet të ketë lexuar sondazhet që thonë se 70 për qind e gjermanëve të shqetësuar janë dakord me PSD se kapitalizmi globalizues është “një kërcënim i rrezikshëm për demokracinë”.
E megjithatë, përvoja e Gjermanisë provon saktësisht të kundërtën. Nëse rritja e eksporteve dhe rritja e fitimeve të kompanive tregojnë ndonjë gjë, kjo është që Gjermania zë një vend të lartë mes fituesve – jo humbësve – të globalizimit. Po, papunësia është e lartë dhe rritja e ulët. Një problem, thotë Hermann Simon, një konsulent menaxhimi gjerman, “kompanitë gjermane nuk kanë”. Edhe kompanitë në Gjermaninë Lindore, prej kohësh në depresion, thotë Simon, kanë rritje të eksportit të shprehura me dy shifra.
Atëherë, përse kjo ndarje sociale – ankth popullor që bashkekziston me suksesin e madh industrial? Mendoni për një ekonomi gjermane që është gjithashtu e ndarë. Detyruar nga konkurrenca e ashpër jashtë vendit dhe kërkesa e brendshme shumë e vogël, e kanë përqafuar me dëshirë globalizimin. Kompani si prodhuesja e makinave luksoze “Porsche” dhe prodhuesi i këpucëve Adidas, kanë shkurtuar kostot, duke e zhvendosur jashtë Gjermanisë prodhimin, ndërkohë që zgjerojnë në shtëpi trurin e veprimtarive të tyre. Prodhues makinerish si Krones kanë mbushur botën me pajisje shpërndarje dhe shërbimi. Kompanitë gjermane i janë përshtatur një ndarjeje të globalizuar të punës shumë më tepër se disa konkurrues – duke u specializuar në produkte komplekse, që janë më pak të rrezikuar për t’u kopjuar. Kështuqë, paniku që ka mbërthyer kohët e fundit Francën apo Shtetet e Bashkuara në lidhje me rritjen e eksporteve tekstile të Kinës, as që nuk ndihet fare në Gjermani. Arsyeja? Prodhuesit gjermanë të tekstileve, të ristrukturuar në mënyrë radikale, janë zhvendosur në tregje me fitim të lartë, ku mund të konkurrojnë: 40 për qind e prodhimit të vendit tashmë është tekstile për teknologjinë e lartë, për makina dhe mjete ajrore.
Në vendin e tyre, këto kompani i janë shmangur me zotësi dhe sukses rregullave të ngurtë të punës. Ato u kanë marrë orë më fleksibile dhe javë më të gjata punëtorëve të tyre – nganjëherë duke kërcënuar se do të zhvendosen në vendet fqinje të Evropës Lindore. Si rezultat, pagat e punëtorëve të uzinave e fabrikave në Gjermani kanë ardhur duke rënë, krahasuar me konkurruesit kryesorë, që nga viti 2000. Veç kësaj, specializimi dhe forca punëtore jashtë vendit kanë ndihmuar që kompanitë të mos ndiejnë shumë rritjen e pagave në vendin e tyre. “Vloksvagen merr tani aq shumë pjesë nga Hungaria, sa që nuk do të ketë ndonjë efekt shumë të madh, nëse punëtorët në Volfsburg kërkojnë një rritje 3.5 për qind të pagave”, thotë Michael Burda, ekonomist në Universitetin Humboldt të Berlinit. Në të vërtetë, përfitimet nag ulja e madhësisë kanë qenë aq të mëdhenj, saqë shumë kompani të orientuara nga eksporti kanë nisur të marrin sërish njerëz në punë. Ndërkohë që Krones merr tashmë pjesë të lira në Hungari dhe Rpeublikën Çeke, prodhimi që më parë realizohej në Brazil apo SHBA u risoll në Neutraubling në vitin 2003. “Ne rritëm produktivitetin dhe aftësinë konkurruese, duke e përqëndruar në vetëm një vend ekspertizën inxhinierike”, thotë drejtori i Përgjithshëm Volker Kronseder. Rezultati: 2000 vende të reja pune.
Kontrasti me pjesën tjetër të ekonomisë së Gjermanisë nuk mund të ishte më ekstrem. Besimi i konsumatorit ka rënë shumë për shkak të niveleve rekord të papunësisë në industritë që furnizojnë tregjet vendas. Sektorët kryesorë të brendshëm, si tregtia e pakicës dhe ndërtimi janë në rënie të pandërprerë. Asnjë prej 1.4 milionë vendeve industrialë të punës që janë zhdukur që nga viti 1995 nuk është zëvendësuar në shërbime apo sektorë të tjerë, thotë shefi i institutit ekonomik, IFO, Hans Verner Sinn. Sipas Sinn, ekonomia gjermane është patologjikisht dhe strukturalisht e paaftë që të krijojë punë zëvendësuese për këta punëtorë.
Problemi kombinohet edhe me pasigurinë lidhur me zigzaget e reformave të PSD. Shrëder rreh gjoksin duke e quajtur sukses të tijin rritjen e eksporteve, duke folur në fjalimet e fundit lidhur me rolin e rifituar të vendit të tij si i pari i eksporteve dhe duke u përpjekur të sigurojë çdokënd se ekonomia do të ndërrojë rrugë drejt suskesit – vetëm sikur atij t’i lihet edhe pak kohë.
Por në këtë pikë, votuesit gjermanë nuk janë dakord t’ia japin edhe pak kohë. Gjatë fushatës së ardhshme, Merkel me siguri do të theksojë se këto kompani po rriten pavarësisht nga PSD, dhe jo për meritë të PSD dhe politikave të saj. Edhe te Krones, porositë nga brenda vendit kanë rënë 20% gjatë kohës së Shrëderit, rezultat ky i rënies së kërkesës së konsumatorit apo ligjeve të rinj, që rrisin kostot e prodhuesve të shisheve. “Me këtë qeveri, nuk e di kurrë se çfarë do të vijë”, thotë Kronseder.
Drejtuesit gjermanë shqetësohen se mos zgjedhjet e ardhshme prodhojnë një reagim të ashpër ndaj biznesit. Në vend që të debatojë reformat e mëtejshme, PSD do t’i bjerë daulles së antiglobalizimit dhe do të sulmojë korporatat se ekportojnë vendet gjermane të punës, duke harruar kështu me dashtje se eksportet zënë një të tretën e GDP së Gjermanisë. Muntefering ka këshilluar kompanitë të “krijojnë” 500000 vende pune këtë vit. Ndërkohë, PSD ka qarkulluar një listë të zezë të investitorëve të huaj financiarë, mes të cilëve Goldman Sachs dhe Kohlberg Kravis Roberts, të akuzuar se janë “të pangopur” dhe se shkatërrojnë kompanitë e shëndetshme gejrmane. Strategjia e Shrëderit duket e qartë: duke luajtur në këtë mënyrë me frikërat e gjermanëve, ai shpreson ta zërë në kurth opozitën, që kjo të nisë e të mbrojë kapitalizmin dhe globalizimin, të cilët janë thellësisht jopopullorë.
A mund të paraqesë Merkel një alternativë bindëse? Nën udhëheqjen e saj, opozita është zhvendosur qëndrueshëm drejt një kursi më pro tregut. E megjithatë, asaj i mungon axhenda e reformave radikale e – le të themi – Margaret Thatcher. Gjithashtu, elementë të fruqishëm të CDU vazhdojnë të kundërshtojnë ndryshime të mëdha.
Deri tani, CD ka ndenjur mënjanë, duke shijuar rënien e socialdemokratëve. Ajo ka në fakt disa propozime të drejtë: ulje e pushtetit të unioneve për të caktuar pagat, heqje subvencionesh, thjeshtësim drastik i kodit bizantin të taksave. Por, nëse opozita bëhet shumë specifike, kjo do t’u kujtojë votuesve përse ata kishin favorizuar aq shumë PSD. Vendimi i Shrëderit për të mbajtur zgjedhje të parakohshme i kursen të paktën vendit 16 muaj paralizë nën një kancelar sakat.
Por kushdo që të fitojë, duhet të ketë aftësinë të ruajë atë që është e drejtë – shumë e drejtë, në fakt – për ekonominë gjermane dhe të zhdukë gjithë sa është e gabuar.