E Hënë, 2 Nëntor 2026

Gallup Internacional: Nuk kemi bërë sondazh në Shqipëri

02/06/2005  "Gallup Internacional" ka bërë të ditur dje me anë të një deklarate për shtypin, se nuk është e përfshirë në sondazhin parazgjedhor në Shqipëri. Në deklaratën për shtyp të Kristofer Stjuart, menaxher i rrjeteve, bëhet e ditur se në këtë sondazh është marrë një organizatë bullgare, e cila e vetëprezanton veten si organizata "Gallup Internacional". Ndërsa theksohet se kjo organizatë nuk ka të bëjë me "Gallup Internacional". Ndryshe nga sa deklarohet, "Gallup Internacional" bën të ditur se është themeluar në SHBA mbi 70 vjet më parë dhe parimin bazë ka demokracionë dhe liritë. Ndërsa është bërë e ditur se mes "Gallup Internacional" dhe organizatës bullgare ekziston dhe një çështje gjyqësore, që ka të bëjë mbi të drejtën e certifikimit të emrit të organizatës. Gjithsesi në deklaratën e dhënë për shtypin, bëhet e ditur se "Gallup Internacional" ka dijeni mbi një sondazh mes "Gallup" që ka qendrën në Bullgari dhe Shoqatës joqeveritare "Mjaft".

BBSS-Gallup International është një organizëm më vete i sondazheve në Bullgari. Lidhja e tij me "Gallup International Assocation" referuar adresave dhe numrave të telefonit, shkakton hutim. Më poshtë po japim adresën e plotë, sipas "Gallup International Assocation" për zyrën e tij në Bullgari, e cila është:

TNS BBSS

Company: TNS BBSS

Contact: Kancho Stoychev

Address: Sofia 1164

23, James Boucher Streer

BULGARIA

Phone: + 359 2 969 4101

+ 359 2 969 4102

+ 359 2 969 4103

+ 359 2 969 4104

Fax: + 359 2 969 4112

E-mail: Gallup@gallup-bbss.com/kancho.stoychev@tns-global.com

Website: www.gallup-bbss.com

Ndërsa adresa e BBSS Gallup-International është si më poshtë:

BBSS plc, 23 James Baucher Blvd., Sofia 1164, Bulgaria,

Tel.: (3592) 96 94 200, 96 94 202, 96 94 242; Fax (3592) 96 94 211

E-mail: office@gallup-bbss.com, Reg. No 3663/91

Siç shihet ndryshojnë numrat e telefonave dhe adresa elektronike e referencës kryesore që vihet në rastet e prezantimit në internet.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›