Tirana Bienale 3
03/06/2005 "Tabutë molisëse" 60 ditë tensioni artistik
Edicioni i tretë i Bienales së Artit Bashkëkohor të Tiranës, me titull "Tabutë molisëse", do të hapet sërish në muajin shtator në Tiranë, një qytet i gjallë artistikisht dhe në transformim të vazhdueshëm, në një përpjekje për të rravguar tabutë e shoqërisë sonë bashkëkohore
Çfarë nënkuptojmë me fjalën tabu, cilat janë ato, si marrin formë, ku i gjejmë në mjedisin shqiptar dhe si trajtohen në veprat e artistëve të sotëm, janë pikat esenciale që do trajtojë Bienalja e Artit Bashkëkohor e Tiranës, e cila do të hapë dyert e saj në datën 10 shtator e për të vazhduar deri në muajin nëntor. Në konferencën për shtyp, organizuar në Galerinë Kombëtare të Arteve në Tiranë, drejtorët e Bienales dhe njëkohësisht dy nga kuratorët e saj, Gëzim Qendro dhe Edi Muka, kanë shpalosur para mediave platformën e këtij aktiviteti artistik, më i rëndësishmi i zhvilluar në vendin tonë, por njëkohësisht edhe të vetmit në të gjithë rajonin. Duke patur parasysh jo vetëm rëndësinë e këtij aktiviteti, por dhe konsolidimin e rritjen e reputacionit të këtij aktiviteti në rrafshin ndërkombëtar, Bienalja do të organizohet në 5 mjedise të ndryshme në qytetin e Tiranës, ku secili prej tyre përfaqëson bashkëpërkime me historinë e qytetit, si edhe në 5 edicione, në mënyrë që të jetë në një dinamikë të tillë zhvillimi, që synon shndërrimin në një evenimet të gjallë, ku surprizat do të pasojnë njëra-tjetrën të shtrira në rreth 60 ditë. Ndryshe nga edicionet e mëparshme, Bienalja e 3-të e Tiranës, nën titullin "Tabu molisëse", do të rravgojë tabutë e shoqërisë sonë bashkëkohore, të cilat "molisin" mjedisin në forma të ndryshme, tinzare, duke "gëlltitur" shpirtra të dlirë. "Pavarësisht nga mungesat dhe vështirësitë, sikundër edhe dy Bienalet e mëparshme, edhe kjo Bienale e tretë rikonfirmon edhe njëherë kapacitetet që ne kemi për të organizuar një ngjarje të madhe ndërkombëtare artistike. Edhe në këtë edicion ne jemi përpjekur të ruajmë konfigurimin dhe linjën e freskisë dhe ndryshueshmërisë, që e trashëgojmë nga dy edicionet e mëparshme, por edhe duke krijuar një strukturë unikale në organizimin e bienaleve, të konceptuar në pesë edicione hapjeje, që do të hapen njëri pas tjetrit në distancë kohore midis tyre, një strukturë që do të mbajë në tension të vazhdueshëm artistik për 60 ditë me radhë metropolin shqiptar, ku secili edicion do të kurohet nga një kurator", nënvizoi Edi Muka. Nga ana e tij, kuratori Gëzim Qendro, pasi theksoi se faza e dyshimeve dhe e mosbesimit fillestar në lidhje me këtë aktivitet, ka kaluar përfundimisht që në edicionin e tij të parë dhe, "kjo Bienale e tretë thyen përfundimisht një tjetër tabu, atë që Shqipëria nuk mund të organizojë një aktivitet të tillë, të parametrave më të lartë ndërkombëtarë. Vetë ftesa që na u bë nga Panairi i Artit në Milano, është një tregues dhe një konfirmim institucional, se Bienalja e Tiranës është pjesë përbërëse e bienaleve ndërkombëtare, që na bën të ndjehemi krenarë jo vetëm si organizatorë, por edhe si shqiptarë, pasi ky aktivitet tërësisht shqiptar, ka mundur tashmë të hyjë në radhën e bienaleve të mirëfinancuara dhe mirorganizuara në mbarë Botën. Pavarësisht nga mungesat dhe vështirësitë financiare dhe logjistike, mund të them pa frikë se përsa i përket nivelit artistik apo artistëve pjesëmarrës, jemi në të njëjtët parametra me bienalet simotra". Drejtori i GKA-së, Abaz Hado, theksoi faktin se Galeria do të jetë jo vetëm një mbështetëse e Bienales 3, por edhe një partnere e saj, ku përveç "aspektit logjistik do të mbështesë edhe financiarisht, brenda mundësive të saj modeste, në kuadrin e bashkëpunimit dhe hapjes së mëtejshme ndërkombëtare, duke treguar kështu prioritetet tona".
"Goodwill" dhe Bashkia Tiranë, aleatët strategjikë
Fakti që Bienalja e Tiranës është një produksion i artit bashkëkohor dhe seri ngjarjesh, e cila ka hyrë në fazën e saj të pjekurisë, pas dy edicioneve, të cilat i dhanë jetë dhe hapën rrugën e njohjes së saj në skenën ndërkombëtare, është parë me përparësi edhe strategjia e komunikimit. Që nga ky edicion, Instituti i Bienales së Tiranës ka një përqasje të re strategjike, falë partneritetit me "Goodwill" me qendër në Bolonjw të Italisë. Përfaqësuesi i kompanisë "Goodwill", Entoni Jubani, sqaroi se kompania në fjalë "është një studio konsultimi strategjish, e specializuar në gjetjen e fondeve në fushën e kulturës si dhe në komunikim. Falë këtij bashkëpunimi do të zhvillohen strategji inovative mbështetjeje dhe të gjetjes së fondeve të ngritura me qëllimin e vlerësimit të Bienales si një projekt social, përveçse kulturor, të lidhur me objektiva akoma më të gjera të vlerësimit e të ricilësimit të territorit. Në këtë sens, politikat e afrimit dhe të mbështetjes ndaj Bienales, nënkuptohen si të lidhura ngushtë me pozicionimin dhe me përhapjen e identitetit kulturor shqiptar nëpër Botë". Në këtë kuadër, "kjo kompani do të realizojë prezantimin e 'Bienales së Tiranës', në pavionin e parë zyrtar shqiptar të Bienales së Venecias, ku vendi ynë do të prezantohet nga artisti Sislej Xhafa", ka vënë në dukje Jubani, duke shtuar se, "tashmë është gjetur edhe logoja definitive e Bienales së Tiranës, që novatore ashtu sikudër dhe ajo vetë, u 'përzgjodh' nga një rastësi e bukur në elementin vizë që mban në mes, nga defekti i një faksi". Por edhe Bashkia e Tiranës, nën kujdesin e së cilës do të zhvillohet ky aktivitet artistik, do të japë kontributin e saj. Laureta Omeri, përfaqësuesja e Bashkisë në këtë konferencë për shtyp, vuri në dukje faktin se "është kënaqësi të ndodhem përkrah këtij aktiviteti, pasi ecën në të njëjtën linjë me ambiciet që ka Bashkia e Tiranës për kryeqytetin. Ne jemi të hapur për këtë aktivitet kaq të rëndësishëm, i cili do ta shndërrojë metropolin shqiptar për 60 ditë, epiqendrën e artit bashkëkohor. Ne dëshirojmë që nëpërmjet kësaj Bienaleje, ta bëjmë qytetarin të thonë: ky është qyteti ku dua të jetoj".
Pesë episode, surpriza befasuese
Bienalja 3 do të përqwndrohet veçanërisht në procesin e saj të realizimit, jo vetëm thjeshtw tek ekspozitat e artit që janë frut i këtij procesi, që nga kuratorët Qendro e Muka është konsideruar si një mënyrë tashmë standarde e organizimit të ekspozitave, si një formë problematike dhe statike, që nuk e ndihmon komunikimin mes artistëve, territorit dhe publikut, por është vendosur që struktura e Bienales së Tiranës 3 të ndërtohet në sens të kundërt, me 5 ekspozita-episode, me një kohëzgjatje prej 60 ditësh, të cilat do të hapen me një distancë kohore prej 10 ditësh njëra nga tjetra, duke mundësuar rritjen e ekspozitës nga njëra hapje në tjetrën. Edicioni i parë që do të hapet në datën 10 shtator titullohet "Tundime". Episodi 2 "Humbësit" do të hapet më 20 shtator. Episodi 3 "Demokracitë" më 30 shtator, i katërti "Bitter-Sweet" më 8 tetor dhe ai i pesti "Sinergjia e Nostalgjisë", në datën 28 tetor. Në këtë mënyrë do të sigurohet një "zonë" artistike tepër e gjallë, me artistë të cilët punojnë në vend përgjatë gjithë kohës, duke e kurorëzuar ngjarjen me një finisazh që do të risjellë në Tiranë të gjithë pjesëmarrësit, për të festuar këtë ngjarje të madhe të artit bashkëkohor. Ky këndvështrim synon krijimin e një vendi, ku arti jo thjeshtw shfaqet, por prodhohet; ku artistët nuk janë turistë dyditorë, por bëhen pjesë e kontekstit dhe kompleksitetit të tij; ku arti nuk bëhet për "hir të artit", por si pjesë e kulturës dhe e shoqërisë, i cili do të ngrejw një diskutim mbi shumë çështje-tabu të rëndësishme, që kushtëzojnë jetën shoqërore shqiptare, tani dhe në të ardhmen.
Pesë episode dhe pesë kuratorë
Dy drejtorët dhe kuratorët shqiptarë të Bienales së Tiranës 3, do të kenë në krah edhe 3 kolegë të tjerë nga vende të ndryshme të Evropës. Edi Muka, i cili kuron episodin e parë "Tundimet" (10 shtator), është paralelisht edhe kurator i Programit Ndërkombëtar të Galerisë Kombëtare të Arteve dhe pedagog i jashtëm pranë Akademisë sw Arteve të Bukura, Tiranë. Kurator i një numri ekspozitash me artistë shqiptarë dhe të huaj brenda dhe jashtë vendit, për një sërë muzeshw dhe hapësirash arti, si Ifa Gallery, Berlin, Uppsala Art Museum, Bienalja e Venecias etj., si dhe lektor i ftuar në kurse dhe akademi të ndryshme si Akademia Mbretërore e Stokholmit, Akademia e Venecias etj. Gëzim Qendro vjen me një kontribut të veçantë si drejtor i Galerisë Kombëtare të Arteve Tiranë (1997-2002) dhe kurator i disa ekspozitave të njohura mbi marrëdhëniet e Artit me Pushtetin si “(Sur)Realizmi Socialist”, “Homosocialismi”, “PostEva” apo i ekspozitave të artit bashkëkohor si “In & Out”, “Glocal”, etj. Bashkëthemelues i Bienales së Tiranës dhe drejtor i Institutit të Bienales së Tiranës. Ai do të kurojë episodin e dytë të titulluar "Humbësi i merr të gjitha" (20 shtator). Roberto Pinto jeton dhe punon në Milano si kurator i pavarur. Ka punuar si kryeredaktor i "Flash Artit" dhe tani është konsulent për artet pamore i Departamentit të Rinisë të qytetit të Milanos dhe pedagog i ftuar në Akademinë e Trentos. Ka organizuar një numwr shumë të madh ekspozitash si: “Subway” 1997, “Stranger Knocking”, "Italian Pavilion at the Biennial of Melbourne" 1999, “Arte all’Arte” 2000, “Transform” 2001, “Human Folly” 2003, etj. Kuron episodin 3 "Demokracitë" (30 shtator). Zdenka Badovinac është drejtore e "Moderna Galerija" të Ljubljanës që nga 1993. Ka kuruar një numwr të konsiderueshëm ekspozitash me artistë sllovenë dhe të huaj. Kuron episodin e katërt "Bitter-Sweet" (8 tetor). Joa Ljungberg është kuratore dhe historiane arti, që jeton dhe punon në Stokholm. Ka punuar për disa vite për programin ndërkombëtar të Moderna Muzeut në Stokholm. Ka kuruar dhe bashkëkuruar një numwr ekspozitash personale dhe grupi me artistë nordikë dhe ndërkombëtarë, si dhe punon për një sërë projektesh artistike në hapësirat publike. Aktualisht punon si kuratore pranë Këshillit Kombëtar të Artit Publik të Suedisë. "Sinergjia e nostalgjisë" (27 tetor) kurohet nga Hou Hanru, një nga kuratorët dhe kritikët më dinamikë dhe inovativë të skenës së artit bashkëkohor sot. I njohur për ekspozita gjurmëlënëse si: "Cities on the Move", "Out of the Center", "Parisien(ne)s" etj.