E Shtunë, 31 Tetor 2026

Përfundon pushimet, Kryeministri mbledh nesër kabinetin

Kryeministri Berisha ka përfunduar pushimet për këtë sezon veror, për t`iu rikthyer edhe njëherë punëve të tij të përdishme në krye të qeverisë shqiptare.

Axhenda qeveritare nis me ditën e nesërme, ku pritet që nën drejtimin e Kryeministrit Berisha në orën 12:00 të mblidhet Kabineti qeveritar.

Nuk dihen ende se cilat do të jenë temat e mbledhjes së 16 gushtit, por pritet që referendumi për imunitetin, po ashtu edhe dekretimi i fundit i Presidentit për kreun e SHISH të jenë pjesë e diskutimeve.
 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›