SHBA, Romni kapet mat në një video

Në internet po qarkullon një video e filmuar fshehtas që tregon Mitt Romney-n që paraqitet duke diskredituar mbështetësit e Barak Obamës në një darkë të donatorëve privatë.
Kandidati republikan në SHBA shfaqet duke thënë se 47% e njerëzve të cilët nuk paguajnë tatimin mbi të ardhurat në SHBA nuk do të votonin për të.
"Unë kurrë nuk do t`i bind ata. Ata duhet të marrin përgjegjësi personale për jetën e tyre. Për shkak se ata votuan për të, ata nuk duan mendohet se bënë gabim, se ai është një djalë i keq, se ai bëri gjëra të këqija, se ai është i korruptuar", thotë ai, duke iu referuar votuesve të pavarur të cilët zgjodhën zotin Obama në vitin 2008.
Në një deklaratë, ekipi i tij ka thënë: Mitt Romney "dëshiron të ndihmojë të gjithë amerikanët që janë duke u stërmunduar në ekonominë Obama".
Por deklarata nuk e ka kontestuar vërtetësinë e videos, e cila u botua nga revista liberale investigative “Mother Jones”. Më parë, ekipi i fushatës së zotit Romney zbuloi një ripunim të rëndësishëm të strategjisë të tij më pak se dy muaj para ditës së zgjedhjeve.
Këshilltarët e fushatës thanë për mediat amerikane të hënën se zoti Romney do të flasë më shumë për propozimet e tij specifike të politikave në ditët dhe javët e ardhshme.
Deri tani mesazhi i tij ndaj votuesve ka konsistuar kryesisht në sulmet e përsëritura në të dhënat ekonomike të Presidentit Barack Obama.