E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nuk ka epidemi. ISHP virozat rastet me te shpeshta

Pavarësisht rasteve  në rritje  nga virozat, autoritetet e shëndetsisë deklarojnë se nuk ka vatra epidemie në vend.  Ata shprehen se krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, numri i pacientëve të prekur është më i ulët.

Gastrointeritet  me simptoma si diarreja, të vjellat apo temperatura janë më të shpeshtat, në veçanti tek fëmijët nga 1 deri në 4 vjeç, të cilët zënë rreth 4% të 2800 rasteve që regjistrohen çdo javë nga institucionet shëndetsore, në të gjithe vendin .

"Numri i rasteve  është 10.2 më i ulët se në të njëjëtën periudhë të vitit të kaluar. Janë raste të virozave të cilat shfaqen si pasojë e  ndryshimit të stinëve, e të temperaturave. Ajo që vemë re, që duhet  vlerësuar këtë vit, është ndërgjegjësimi i strukturave të shëndetit publik në rrethe apo dhe popullatës në drejtim të konsumit të ushqimeve." thotë Enver Rroshi, drejtor i ISHP.

Ndërkaq, Ministria e Shëndetsisë raporton se në zonat turistike ka një monitorim të vazhdueshëm të situatës epidemiologjike në vend. Sërish problematike mbetet zona e plazhit të Golemit, në Kavajë. Ndërkohë që shtim të rasteve nga virozat ka dhe në  Vlorë e Sarandë.

"Është vënë re dhe një ndjeshmëri më e lartë e pronarëve apo administratorëve të shërbimeve, bareve, restoranteve e hoteleve në  gjithë vijën bregdetare."  thotë  Gazmend Bejtja, drejtor i ISHP në Ministrinë e Shëndetsisë.  

Ministria e Shëndetsisë ka deklaruar se janë marrë dhe masa penalizuese ndaj subjekteve që nuk zbatojnë kushtet higjeno-sanitare, nga gjobat e deri tek pezullimi i përkohshëm i aktivitetit të tyre .

Edlira Sulejmani

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›