Drejtesia me pushime. Gjykata jep vetem masat e sigurise
Edhe drejtësia nis pushimet.Sallat e gjyqit në të gjithë vendin janë të boshatisura, për shkak të pushimeve verore, ndërsa palët gjyqësore do të jenë përsëri përballë njëra-tjetrës në vjeshtë.
Që prej kësaj të hëne deri më 5 shtator,nuk do të zhvillohet asnjë porces gjyqësor, përveç masave të sigurimit dhe shërbimit në sportelet e sekretarive të gjykatave, për dhënien e vendimeve gjyqësore, pranimin e kërkesë padive dhe rekurseve.Mbi 300 gjyqtarët e vendit, kanë nisur pushimet verore, ndërsa të përzgjedhur me short, ka prej tyre që do të qëndrojnë në punë për të shqyrtuar ato kërkesa që kanë afat ligjor. E njëjta situatë paraqitet edhe në organin e akuzës, ku edhe prokurorët me rotacion janë përzgjedhur për të ndjekur porcedimet penale.
Kjo ishte atmosfera në gjykaten e Tiranës, me e madhja ne vend, për nga fluksi i punës. Të paktë janë ata qytetarë që janë paraqitur ne sportele për të depozituar kërkesa, por në disa raste edhe vetëm per të marrë një sqarim për çështjet e tyre ligjore. Ka dhe nga ata, që për të njëjtën arsye,janë të interesuar për masën e sigurisë që do të caktohet për të afërmit e tyre të ndaluar nga policia.
Gushti, shënon edhe periudhën më të qetë për gjykatat, për të rinisur sërish në shtator, betejën e palëve për të drejtën.
Statistikat tregojnë se ndonëse shërbimet ndaj qytetarëve, nuk ndrëpriten 5 nga 7 ditë të javës, ata gjithnjë e me pak tentojnë të venë në lëvizje gjykatën me kërkesa, përveç rasteve kur ligji e përcakton si afat.
Denada Shkodrani