Reagon KQZ. Probleme edhe ne komunen Finiq

5 prej komunave ku u zhvilluan zgjedhjet e pjesshme lokale do të kenë administrim të djathtë, ndërsa 3 të tjera të majtë. Janë këto rezulatatet paraprake të KQZ-së, e cila është ende të pritje të rezultatit të Finiqit, ku kandidatët luhaten me 2 vota diferencë.
"Në Qendër Skrapar, Kolsh, Armen dhe Papër ku kanë fituar përfaqësuesit e propozuar nga opozita ndërsa në komunat e tjera kanë fituar kandidatët e Aleancës për Qytetarin. Kemi një mosmarrëveshje sa i takon Finiqit. Nuk po arrin të mbyllet tabela e rezultatit sepse diferenca mes kandidatëve është në kufijtë e dy votave"-tha zëdhënësi i KQZ-së, Leonard Olli.
Ndërkohë në Shalë ku nuk u mund as të hapej votimi, zgjedhjet do të ripërsëriten. Është pikërisht kjo komunë e Shkodrës, e cila mban peng dhe shpalljen e rezulatit final të vendoreve të 8 majit.
"është e domosdoshme nga të gjitha pikëpamjet dhe gjithë hallkat e procesit zgjedhor që zgjedhjet në këtë komunë të ripërsëriten sa më shpejt që të jetë e mundur. Nuk mund të them me saktësi se kur do të jetë, pasi thashë edhe njëherë që është një çështje që do të trajtohet në një mbledhje të KQZ-së, por besojmë që do të zhvillohen sa më shpejt të jetë e mundur, në mënyrë që të mos pengojmë procedurën po kaq të rëndësishme e cila përmbyll gjithë procesin zgjedhor, shpalljen e rezultatit përfundimtar të zgjedhjeve"-theksoi ai.
36 mijë e 500 votues iu drejtuan të dielën sërish kutive të votimit për të nxjerrë rezultatet e fundit elektorale për 8 majin. Shifrat e nxjerra prej këtyre zgjedhjeve do të prodhojnë dhe reultatin final të vendoreve të 2011-s.
Elona Gjylmi
Azhornuar së fundi ( e hënë , 01 gusht 2011 )