Presidenti nga PD Beja Opozita te tregohet racionale

Rikthimi i socialistëve në Kuvend në muajin shtator nuk do të sjellë nga ana e demokratëve asnjë tolerancë përsa i takon zgjedhjes së kreut të shtetit. Deputeti i PD-së, Fatos Beja në një intervistë për “AS” thotë se nëse opozita do të tregohej gjatë dy viteve të shkuara më racionale me votat e saj në Kuvend, ajo do të kishte ndikuar në zgjedhjen e disa kandidaturave në gjykatën e lartë apo kushtetuese. Por përsa i takon kreut të ri të shtetit, Beja thotë se Presidenti përcaktohet vetëm nga mazhoranca.
“Kjo pozitë po të ishte më racionale në shfrytëzimin e numrave që ka në parlament, nga përvoja që kam, jam i sigurtë që do të kishin mundësi të ndikonin në kandidaturat e deritanishme. Kanë ende mundësi ta bëjnë në të ardhmen. Nuk kam parasysh presidentin, flas në përgjithësi për kandidaturat. Ndërsa presidenti përcaktohet nga maxhoranca me kushtetutën që kemi sot në fuqi”-tha Beja.
Sistemi aktual zgjedhor që ka Shqipëria nuk mund të prodhojë asnjëherë një mazhorancë me 3/5 e votave në parlament si në rastin e Hungarisë. Për këtë, deputeti Beja fton në bashkëpunim opozitën të japë kontributin për zgjedhjen e avokatit të popullit dhe krijimin e gjykatës administrative.
“Zgjedhja e avokatit dhe krijimi i gjykatës administrative dhe në të gjitha fushat e tjera është i domosdoshëm bashkëpunimi për të pasur rezultate të shpejta, të dukshme, të vlerësueshme nga komuniteti ndërkombëtar”-theksoi ai.
Përsa i takon kryesisë së re të PD-së, Beja thotë se 25 anëtarët ishin produkt i votës së këshillit kombëtarë dhe si cilëson të rinjtë si e ardhmja e partisë.
“Aty ka njerëz që janë që nga themelimi, ka njerëz që kanë pasur një kontribut të veçantë me ’97-ën e mbrapa, në momentin më të keq të PD-së, ka njerëz që janë angazhuar te PD-ja në 2005-ën e prapa. Në çdo zgjedhje ka dhjetra, mijëra të rinj që futen. Janë 50 mijë të rinj që marrin të drejtën e votës çdo vit, sepse kështu vjen brezi dhe patjetër që ata duan të shohin të përfaqësohen nga breza të rinj”-u shpreh Beja.
Deputeti Beja thekson se në rast se në shtator, qëndrimi i PS-së në Parlament do të jetë dekonstruktiv, atëherë Shqipëria nuk do të ketë një raport pozitiv për integrimin nga Brukseli.
Erjon Ajazi