E Shtunë, 31 Tetor 2026

Falsifikuan azilin hetim per dy drejtues vendore

Lidhur me skandalin e azilkerkuesve shqiptare te cilet nepermjet vertetimeve te falsifikuara kerkonin strehim ne vendet e zones shengen, policia e shtetit ka referuar dy zyrtare ne prokurori. Keshtu do te procedohen kryetari i komunes Postribe te Shkodres, 62 -vjecari Faz Shabaj si dhe kryetari i Bashkise se Koplikut Ramadan Likaj, 45- vjec.

Ne nje njoftim te posacem per shtyp policia e shtetit ka bere me dije se dy zyrtaret,  kanë lëshuar vërtetime te falsifikuara për persona të ndryshëm se janë në hasmëri, me qëllim që ata të aplikonin dhe përfitonin në mënyrë të padrejtë azil në Belgjikë.

Pas verifikimeve të kryera nga agjensite e zbatimit te ligjit ka rezultuar se praktikat e dorëzuara nga shtetasit shqiptarë për të përfituar azil ishin Vërtetime të lëshuara nga Komunat ose Bashkia Koplik dhe vërtetime nga Shoqata Misionarët e Paqes dhe Pajtimit të Gjaqeve të Shqipërisë me qendër në Shkodër. Policia ka deklaruar se hetimet do te vazhdojne edhe per te tjere persona te implikuar.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›