Mbipesha mund të kushtojë tetë vite jetë

Meshkujt që janë mbipeshë në moshën e tyre 20-vjeçare vdesin rreth tetë vjet më herët se meshkujt tjerë, sugjeron një studim i ri në Danimarkë.
Hulumtuesit kanë përcjellë më shumë se 5 000 meshkuj të moshës 20 deri 80-vjeçare. Ata kanë zbuluar që në çfarëdo moshe, një person mbipeshë ka më shumë gjasa të vdesë se dikush me peshë normale, dhe që mbipesha në moshën 20-vjeçare duket të jetë faktor i vazhdueshëm i shkallës së vdekjes deri në moshën 60-vjeçare.
“Meqë epidemia e mbipeshës është duke përparuar shpejt, veçanërisht mes fëmijëve dhe adoleshentëve, është e rëndësishme të zbulohet nëse mbipesha në adoleshencën e hershme ka efekte të përjetshme të mortalitetit,” tha udhëheqësja e studimit Esther Zimmermann, hulumtuese në Institutin e Mjekësisë Preventive dhe në Institutin e Shkencave Biomedicinale në Universitetin e Kopenhagës.
Zimmermann tha që ajo nuk është e sigurt nëse rezultatet përfshijnë edhe amerikanët, por një studim i fundit në Suedi ka përsëritur rezultatet e studimit. Studimi do të prezantohet këto ditë në Kongresin Ndërkombëtar të Mbipeshës në Stokholm.
Zimmermann dhe kolegët e saj kanë bërë një krahasim të mortalitetit tek rekrutët ushtarakë, duke përfshirë 1 930 meshkuj me mbipeshë dhe 3 601 meshkuj me peshë normale. (Zimmermann tha që nuk ishte e sigurt se cilët meshkuj ishin pranuar në ushtri.) Ata kanë shikuar përmbajtjen e masës së trupit, ose BMI tek moshat mesatarisht 20, 35 dhe 46 dhe pastaj kanë krahasuar rezultatet në periudhën vazhduese.
BMI është një tregues i yndyrave të trupit që llogariten në bazë gjatësisë dhe peshës. Sipas Institutit Nacional të Zemrës, Mushkërive dhe Gjakut, një BMI nën 18.5 tregon që personi është nënpeshë; mes 18.5 dhe 24.9 llogaritet me peshë normale; 25 deri 29 mbipeshë; dhe çdo gjë më lart llogaritet me peshë të tepruar.
Rezultatet janë rregulluar ashtu që konkluzionet të mos të jenë të ndikuara nga viti i lindjes, arsimi dhe pirja e duhanit.
1191 meshkuj vdiqën gjatë periudhës në vazhdim deri në moshën 60-vjeçare. Ata që përjetuan moshën 70-vjeçare, rreth 70 për qind nuk kanë qenë me mbipeshë në moshën 20-vjeçare. Kurse pjesa tjetër që mbijetoi moshën 70-vjeçare ka qenë me mbipeshë në moshën 20-vjeçare, e megjithatë po aq shumë vdiqën deri atëherë shkaku i mbipeshës.
Rezultatet treguan që meshkujt me BMI prej 25 në moshën 20 vjeçare kanë qenë më së paku të rrezikuar nga vdekja. Te meshkujt nënpeshë ka ekzistuar një rrezik pak më i madh, ndërsa rreziku i vdekjes së parakohshme është shtuar gradualisht për çdo njësi të BMI mbi 25.
Zimmermann tha që është e paqartë nëse rreziku më i lartë i vdekjes është i rezultat i të qenit mbipeshë në moshën 20 vjeçare apo i të qenit mbipeshë shumë vite më pas.
“Më shumë se 70 për qind e të rinjve me mbipeshë ishin ende në gjendje të njëjtë në ekzaminimet e bëra në periudhën në vazhdim, derisa vetëm 4 për qind e meshkujve e zhvilluan mbipeshën pas kësaj periudhe”, tha Zimmermann. “Mbipesha duket që është një gjendje e përhershme, dhe siç duket, nëse nuk ka ndodhur deri në moshën 20 vjeçare, gjasat për t’u zhvilluar më vonë janë shumë të vogla”
Zimmermann tha që grupi i saj ka planifikuar të studiojë se cilat sëmundje mund të jenë përgjegjëse për vdekjet e parakohshme në grupin mbipeshë. Ajo dyshon që sëmundjet e njohura të lidhura me mbipeshën luajnë rol në këtë dukuri, duke përfshirë edhe sëmundjet kardiovaskulare, çrregullimet endokrine dhe disa lloje të kancerit. Veç kësaj, kontrollimi i këtyre sëmundjeve me kalimin e kohës mund të hedhë pak dritë në mekanizmat përmes së cilëve mbipesha vepron në moshë të ndryshme.