Shfrytëzuesit të kënaqur me iPhone 4

Londër, 6 gusht - Sipas një studimi të kompanisë ChangeWave, 72 për qind e shfrytëzuesve të iPhone 4 janë “shumë të kënaqur” me këtë aparat të Apple.
Në raportin i cili bazohet në rezultatet e hulumtimit/anketimit të 213 shfrytëzuesve të iPhone 4 gjatë muajit korrik, po ashtu pohohet që 21 për qind e shfrytëzuesve janë “deri diku të kënaqur” me aparatin. Rreth një e treta e të anketuarve deklaruan që iPhone 4 ka tejkaluar pritjet e tyre, ndërsa 50 për qind e tyre thanë që aparati ka përmbushur pritjet e tyre.
Por, këto janë shifra më të këqija se një hulumtim i ngjashëm lidhur me iPhone 3GS menjëherë pas pasimit të këtij aparati në treg. 82 për qind e shfrytëzuesve të iPhone 3GS kishin deklaruar që ishin shumë të kënaqur me pajisjen, ndërsa 17 për qind e tyre kishin thënë se janë të kënaqur deri diku.
ChangeWave, po ashtu, ka pyetur shfrytëzuesit e iPhone 4 se sa u ka shkaktuar probleme reale shfrytëzimi i antenës së iPhone 4. Rreth dy të tretat e shfrytëzuesve deklaruan që nuk kanë pasur kurrfarë problemi, ndërsa për 14 për qind të tyre kjo nuk paraqiste ndonjë problem të madh. Por, një e pesta e shfrytëzuesve të anketuar ka deklaruar që kjo gjë ka paraqitur problem pasi e kanë ditur, ndërsa 7 për qind kanë thënë që kjo nuk ka qenë problem për ta.