E Shtunë, 31 Tetor 2026

Apple pamundëson shfrytëzimin e mbushësve tjerë

Asgjë e re, nuk është Apple e para dhe e vetmja kompani e cila blerësit e vet do t’i lidhë për ekosistemin e vet të pajisjeve dhe shërbimeve (edhe pse me siguri është më e lazdruara). Duke analizuar dhe çmontuar mbushësit e disa produkteve të Apple disa ekspertë kanë zbuluar mënyrën se si kjo kompani “mbron” pajisjet e veta nga mbushësit e kompanive tjera – duke vendosur rezistorë në qarqet kah secila iPajisje. Posaçërisht aparatet iPhone janë rigoroze në përzgjedhjen e energjisë elektrike, madje edhe para se të fillojë mbushja presin sinjale kthyese 2,8 V dhe 2V. Në këtë tension mbushen me rrymë me fuqi 1A, që natyrisht përshpejton procesin e mbushjes, por po ashtu do të mund të modifikohej me rritjen e rezistencës që të mbushet edhe me rrymë më të vogël dhe kështu të pranojnë edhe mbushës të tjerë.

Më shumë nga Teknologjia

Të gjitha ›